TIRANE- Djegia e flamurit serb në Shkodër ishte një veprim shumë i gabuar i yni. Nuk mund t’i përgjigjemi shovinizmit të fqinjit me shovinizëm! Flamuri serb nuk na ka asnjë faj. Ai është një simbol i popullit fqinj me ne. Vërtet njëtifoz serb në Itali disa muaj më parë,dogji flamurin shqiptar, në një ndeshje (Itali-Serbi) që s’kishte të bënte fare me Shqipërinë. Zgjodhi atë arenë mes telekamerave dhe ishte mënyra e tij për të shpalosur ndjenjën e fortë të shovvinizmit që ushqen ndaj nesh. .Por kjo s’dotë thotë seduhet të bëjmë ne të njëjtën gjë. Po ta bëjmë këtë, barazohemi me të, me të qënit shoven i sëmurë. Dhe spiralja e dhunës vetëm do tëngrihet edhemënëkëtë Ballkanin tonë të ndezur.

Dhe ne, si dhe vetë fqinjët tanë, vetëm do të humbim, siç kemi humbur përherë në kësi rastesh.. Nga çfarë upa në ndeshjen Serbi-Shqipëri kemi shumë të drejtë të jemi të shqetësuar.32 mijë vetë në një stadium që brohorasin me sa kanë mushkëritë “Vrisni shqiptarët!” është një indoktrinim masiv.Shumica,pjesa mirëfilli dërrmuese e atyre tifozëve ishin thjesht të hipnotizuar me ndjenjën shovene. Ata nuk janëvrasës, por janë të infektuar nga shovinizmi, të sëmurë. Dhe mund edhe të vrasin, paekuptuar se ç’bëjnë. Të vinte keq sashumë mes tyre në stadiumin e Beogradit ishin vetëm 17-20 vjeç. Një rini ballkanese që shpresojmë të shkëlqejë në Evropen e Bashkuar.

Pse si Shqipëria, Kosova dhe Serbia do t’i bashkangjiten herët a vone Bashkimit Evropian. Por në ç’mënyrë? Duke gërthitur që të vriten sivëllezërit e tyre në një shtet tjetër fqinj të Ballkanit?! Një në dhjetë shovenë serbë mund të jetë huligan i vërtetë dhe deri edhe vrasës. Duhet të ndihmojmë këte popull dhe shtet t’i largohet kësaj sëmundjeje të rrezikshme, që e bëri të vetmin shtet evropian që NATO ka bombarduar! Kryeministri ynë bëri shumë mirë qënuk e anulloi vizitën për në Beograd.  Bëri po ashtu mirë që deritaninuk e ka shtyrë. Me Serbinë duhet të gjejmë pikat e përbashkëta, pavarësisht të kaluarës së hidhur dhe historisë së afërme të dhimbshme, pavarësisht tragjedisë dhe genocidit të vitit 1999. 

Kur vetë shteti i ri kosovar po përpiqet të gjejë urat e dialogut me shtetin serb(dhe kjo është tej mase e lavdërueshme) , nuk ka pse këto ura të mos i shtrijë e t’i zhvillojë edhe Shqipëria. Kryeministri Rama duhet të shkojë në Beograd, kësaj rradhe edhe për një arësye më shumë. Për të treguar se, pas incidenteve dhe egërsisë së treguar në stadiumin e skuadrës “Partizani” të Beogradit më 13 tetor 2014, nuk qëndron asgjë. Qëndrojnë vetëm remineshencat, dritë-hijet(më shumë hijet, o sa shumë hije!) e së kaluarës. Vetëm dora e shtrirë për bashkëpunim mund të dobësojë dhe mpakë sëmundjen e tmerrshme të shoviznimit. Ne e dimë mirë se ç’do të thotë kjo sëmundje, pse për fat të këq e ka(ndonëse jo në përmasa kaq alarmante) edhe fqinji ynë i jugut, Greqia.

Me shovinizmin grek janë përballur me dhjetra e qindra mijëra shqiptarë emigrantë në Greqi, dhe e kanë mundur atë! Me punë të ndershme, me shumë durim e sakrifica. Durimi, sinqeriteti dhe dora e shtrirë për të ndhmuar duhet të na karakterizojë. Pas dronit në qiellin e Beogradit, i vetmi mesazh që duhet të valavitet nga qeveria jonë dhe të gjithë ne si shqiptarë, është ai i bashkëpunimit mes fqinjëve dhe i mirëkuptimit, për një Ballkan të bashkuar që kërkon të hyjë në Evropen e Bashkuar.

Duhet ta rinisim aty nga aleatët tanë të mençur e të fortë, gjermanët e Merkelit dhe vetë Kancelarja e hekurt e lanë, në Konferencën e Berlinit. ”Ju duam bashkë! Vetëm kështu mund të luftoni krimin e organizuar, korrupsionin dhe mund të hyni në familjen tone të madhe”, ishte mesazhi qëndror i këtij aktiviteti. Sigurisht që Kryeministri Rama shkon në Beograd për këto mesazhe dhe do të bëjë mirëfilli shumë mirë, nëse nuk e shtyn vizitën. Është tejet e rëndësishme që këto mesazhe bashkëpunimi e mirëkuptimi të jepen pikërisht tani.    


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)