UKRAINA- Qeveria ukrainase ka vendosur që të ndalojë fluturimet e avionëve të regjistruar në Bjellorusi, duke filluar që nesër, më 29 maj.
Ky vendim ka ardhur pas “rrëmbimit” të avionit “Ryanair” dhe arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich.
"Qeveria ka forcuar 'sanksionet ajrore' kundër linjave ajrore Bjelloruse," tha Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.
Ministria njoftoi se këto kufizime në hapësirën ajrore dhe fluturimet tranzit për kompanitë bjelloruse janë të nevojshme për të garantuar sigurinë e aviacionit dhe pasagjerëve.
Bashkimi Evropian, ka reaguar menjëherë duke vendosur sanksione kundër Bjellorusisë, pas incidentit, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të 27 vendeve të BE nga linjat ajrore bjelloruse.
I vetmi vend i cili ka dalë në krah të Bjellorusisë, është Rusia, e cila ditën e djeshme ka ndaluar uljen e një avioni Austriak pasi ky i fundit nuk ka kaluar nga territori bjellorus.
Reagimet e vendeve për kufizimet në hapësirën ajrore, kanë ardhur pasi disa ditë më parë, teksa një avion i cili po udhëtonte nga Athina në Lituani me 171 pasagjerë, ndërroi destinacion, pas alarmit të rremë për bombë.
Një prej udhëtarëve, ishte edhe gazetari Roman Protasevich, i cili sapo ka zbritur është arrestuar.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor 2024, 18:26
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje
14 Dhjetor 2024, 21:41
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor 2024, 08:13
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor 2024, 18:19
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor 2024, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor 2024, 15:24
-
Bjellorusi, Lukashenko fal edhe 32 të burgosur politikë, 8 prej tyre janë gra
20 Nëntor 2024, 21:59
-
Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer
20 Nëntor 2024, 12:07