Rusia në krah të Bjellorusisë, ndalon uljen e avionit austriak sepse nuk kaloi nga territori bjellorus

Rusia në krah të Bjellorusisë, ndalon uljen e avionit austriak sepse nuk kaloi nga territori bjellorus

Foto ilustruese

Pas sanksioneve të vendosura nga BE, Rusia ka dalë në krah të Bjellorusisë. Ditën e sotme ka ndaluar uljen e një avioni Austriak pasi ky i fundit nuk ka kaluar nga territori bjellorus.

Fluturimi nga Vjena ishte planifikuar të mbërrinte në Moskë në kohë, por bordi në aeroportin Domodedovo rendit fluturimin si të anuluar. Më parë, linja ajrore kishte refuzuar të kalonte nëpër hapësirën ajrore Bjelloruse në rrugën për në Moskë. Bashkimi Evropian ka nxitur linjat ajrore të saj të shmangin Bjellorusinë dhe hapësirën e saj ajrore pas uljes së detyruar të dielën në Minsk të një avioni Ryanair dhe arrestimit të një gazetari.

Kujtojmë se dje edhe Shqipëria ka lejuar uljen e avionit nga Bjellorusia. Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga BE, vendi ynë ka pritur në Rinas avionin bjellorus. Avioni kaloi nga Hungaria që gjithashtu është shtet i BE por e ka lejuar të kalojë. Burime për Report TV nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministra e Jashtme pohuan dje se ulja është lejuar pasi nuk është bërë asnjë kërkesë nga NATO dhe BE për të ndaluar fluturimet me këtë shtet.

BE të hënën vendosi sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendësh nga linjat ajrore bjelloruse. Ky vendim erdhi si reagim ndaj devijimit të detyruar të avionit Ryanair me pasagjerë, për të arrestuar gazetarin Raman Pratasevich. Avioni po fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën kur u “rrëmbye”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncim në prokurori zhdukjen e DVR-në, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncim në prokurori zhdukjen e DVR-në, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas