Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se jo vetëm Monika Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të sjellin spastrime në drejtimin e PL. Deklaratën, Ilir Meta e bëri vetëm pak orë para se të mbledhë Komitetin drejtues ku votohen anëtarët e rinj të Kryesisë.
“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë! Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë.
Dhe i ftoj të gjithë të na ndjekin në orën 18:00, dhe njëherë për të bërë një përmbledhje të premtimeve konkrete të Partisë së Lirisë, për 5 prioritet, të cilat e bëjnë Shqipërinë, me 4 milion shqiptarë plus.
Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.
Lajmi kryesor: