Jo vetëm Meta/ Dy vite më parë edhe PD-ja paditi Ardian Dvoranin

Jo vetëm Meta/ Dy vite më parë edhe PD-ja paditi Ardian Dvoranin

Për Ardian Dvoranin, kreun e KED-së, nuk do të jetë hera e parë që do të kallëzohet penalisht.

Kallëzimi i parë ndaj tij u bë në vitin 2017 nga Partia Demokratike, duke e akuzuar atë për shpërdorim detyre, ndërsa pritet që edhe Presidenti Meta ditën e hënë ta kallëzojë penalisht kreun e KED për të njëjtën akuzë. 

Padia e asaj kohe mbante firmën e Edi Palokës, si përfaqësues i Grupit të PD-së, të cilët e akuzonin Dvoranin se kishte qëndruar si anëtar i Gjykatës së Lartë edhe pas mbarimit të mandatit, e për pasojë edhe kishte bllokuar procesin e emërimeve në këtë institucion.

“Vijimi i ushtrimit të detyrës pas njohjes së rrethanës për shfuqizimin e parashikimit në ligj që mundësonte qëndrimin në detyrë, në përputhje me ligjin, por në kundërshtim me Kushtetutën, përbën rast të paprecedentë në historinë e Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Në praktikë ky rast ka sjellë një situatë sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qenë se Kushtetuta parashikonte një formulë të tillë emërimi që përfshinë dy organe (Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë), emërimet në Gjykatën e Lartë janë të bllokuara që nga data 1 Tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republikës ka emëruar deri më tani më shumë se 7 anëtarë të Gjykatës së Lartë (për 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dhënë pëlqimin për asnjërin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnjë pretendim për meritën e kandidatëve! Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme të bazuara në veprimtarinë parlamentare të Kuvendit, se refuzimi që ky organ i ka bërë 7 Dekreteve të Presidentit të Republikës, kanë si qëllim të vetëm zgjatjen antikushtetuese të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.”-thuhej në padinë e PD-së të vitit 2017.

Presidenti Ilir Meta njoftoi gjatë konferencës së jashtëzakonshme që u zhvillua të premten pasdite se do të padisë penalisht kreun e KED-së, Ardian Dvorani me akuzën e shpërdorimit të detyrës për emërimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Por, Meta nuk është i vetmi që padit Dvoranin. Dy vite më parë, Partia Demokratike paditi kreun e KED-së, pothuajse për të njëjtën akuzë. Në padinë e PD-së, theksohet se Dvorani ishte përdorur nga maxhoranca për të bllokuar kalimin e emrave të Presidentit Meta për në Gjykatën e Lartë.

Dy vite më vonë, e njëjta situatë është përsëritur, por tashmë është Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili gjatë një konferencë të premten tha se do të kallëzonte penalisht Ardian Dvorani për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës.

Meta u shpreh se KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani.

Meta akuzon se kreu i KED-së Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botoi në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare.

Edhe në akuzat e Metës, ashtu edhe të PD-së, Dvorani akuzohet se po përdoret nga mazhoranca.

Padia e PD ndaj Ardian Dvoranit dy vite më parë 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tony: 17/11/2019 17:25

    Meta ka shume te drejte ky qen duhet te largohet

    Përgjigju
  • O tej: 16/11/2019 22:04

    Si Meta si Paloka te marin me sasi brisqe per Dvoranin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale