Jo vetëm ndihma por edhe aktivitete, FSHF nismë të veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti

Jo vetëm ndihma por edhe aktivitete, FSHF nismë të veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti

Pas ndihmave të ofruara pak ditë më parë, por edhe nismës së ndërmarë më futbollistët e Kombëtares, FSHF ka menduar për një tjetër mënyrë në lidhje me sensibilizimin për tërmetet. Sot, dy futbollistë të kuqezinjve, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi, së bashku më punonjës të federatës, kanë vizituar kampin më te të prekur nga fatkeqësia në Fushë-Krujë.

Përveç dhuratave si fanella, por edhe topa futbolli, dy futbollistët kanë improvizuar një ndeshje futbolli me fëmijët. Një nismë ndryshe, por që është po aq e vlefshme sa të tjerat, pasi ndihmon personat e prekur për të patur një tjetër qasje pas gjithë kësaj që ka ndodhur. Dhe sigurisht për disa çaste teksa luanin fëmijët harruan momentet e vështira të përjetuara.

Njoftimi i FSHF-së:

Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Presidenti Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët. Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët.


 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve