Jo vetëm në parlament, Gjonaj në Report Tv: Në zgjedhjet 2023 rrisim numrin e grave si kandidate për kryetare bashkie dhe anëtare të këshillit bashkiak

TIRANË- Jo vetëm në Parlament, por Partia Socialiste synon që të rrisë përfaqësinë e grave edhe në pushtetin vendor. Sekretarja e PS për Marrëdhëniet me Gratë, Etilda Gjonaj tha në një intervistë për Report Tv se synojnë që në zgjedhjet vendore 2023 synojnë që të rrisnin numrin e grave jo vetëm si kandidate për kryebashkiake, por edhe në Këshillat Bashkiakë.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjoanj tha se në këto zgjedhje futen për të fituar të gjitha bashkitë, e ndërsa nuk tremben nga aleanca Sali Berisha-Ilir Meta.

“Kemi filluar përgatitjet pasi është normale që çdo parti e madhe në momentin që fiton zgjedhjet përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Ndër fokuset kryesore është që të rrisim numrin e grave jo vetëm si kandidate për kryetare bashkie, por për të pasur edhe këshilltare bashkiake me një kuotë të përcaktuar nga kodi zgjedhor, të cilat të jenë profesioniste, të përfaqësojnë zonën, të gëzojnë respekt e integritet në zonën që kandidojnë. (...) Ne hyjmë një zgjedhje për ti fituar gjitha, askush nuk futet në garë për të humbur. Ne hymë për ti marrë të gjitha bashkitë”, tha Gjonaj.

Ish- ministrja e Drejtësisë komentoi edhe progres raportin e Komsionit Europian për këtë vit, ku theksoi se ka pasur ecuri, ndërsa duhet vlerësuar edhe puna e SPAK dhe zgjatja e afateve të vettingut.

"Progres raporti i këtij viti, ishte një ndër progres raportet më të mira. U prezantua edhe nga ambasadorja e BE. Kishte një sërë diskutimesh nga ana e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Disa fakte janë kokëforta, lidhur me ecurinë dhe rezultat e një sërë reformash. Reforma në drejtësi ka pasur vlerësim pozitiv, sa i përket një pune që është parë si një shembulli mirë sa i përket zbatimit të reformës. Thekson mjaft qartë jo vetëm rezultatet të lidhen me plotësim e ind me anëtarët, por duke vlerësuar pozitivisht edhe zgjatjen e vettingu-t por edhe rezultat që janë kryer deri më tani nëpërmjet këtij procesi", tha Gjonaj. 

Deri më tani dy prej grave që janë konfirmuar nga PS se do të kandidojnë sërish për postin e kryebashkiakes janë Eriselda Sefa në bashkinë e Lushnjës dhe Alma Hoxha në bashkinë e Përmetit. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë