Jo vetëm për plazh! Turistë e vizitorë të shumtë në rrugët e kryeqytetit, të apasionuar pas historisë

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur plot me turistë të huaj që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë. Përveç bregdetit shqiptar të shumtë janë dhe të huajt që kanë si qëllim të njihen me historinë dhe të vizitojnë monumentet e sitet arkeologjike.

Tradicionalja, kultura, njohja e historisë së Shqipërisë është ajo çka i ka sjellë në vendin tonë.

Dikë e sheh me aparat fotografik në dorë e të tjerë janë të përqendruar e kuriozë në njohjen e të kaluarës.

Të ardhur nga Belgjika, Portugalia, Franca , Italia , Holanda e  shumë prej shteteve të tjera turistet kanë mbushur rrugët e Tiranës. Përshtypjet e para të tyre janë pozitive.

“Jam nga Belgjika , kam vizituar veriun , Valbonën, por kam qenë dhe në Përmet, Berat , Gjirokastër. Ajo çka më pëlqen gjithmonë është natyra .Do qëndroj këtu për dy javë do të vizitoj dhe vendet historike dhe patjetër do të vizitoj dhe bregdetin”, tha një burrë.

“Për momentin ne jemi duke shijuar sheshin Skëndërbej ,vendin dhe duke ndierë atmosferën e vendin. Ne thjesht po ecim rreth qytetit dhe më pas do të vizitojmë vendet turistike dhe sigurisht do shkojmë dhe në bregdet në VlorëDurrës dhe Sarandë. Do të qëndrojmë 12 ditë” u shpreh një tjetër.

“Ne kemi qenë duke udhëtuar në veri, në Shkodër dhe jemi këtu në qendër të Tiranës dhe po bëjmë një tur, Një pjesë e turit sigurisht është e përqendruar tek njohja e historisë ë Shqipërisë. Jam këtu me gruan time që është nga Peruja”, tha një turist.

“Është shumë bukur këtu në Tiranë. Kemi qenë vetëm në veri , ushqimi ishte i mirë, akulloret dhe gjithçka tjetër na pëlqen”, u shpreh një turiste.

Turistët thonë se mikpritja e ngrohtë dhe dashamirësia e njerëzve, por edhe dëshira për të eksploruar m shumë vendin tonë, do t’i kthejë sërish tek ne.

“Unë do t’u them miqve dhe do ua sugjeroj . jam i bindur që të gjithë shokët do ta vizitojnë Shqipërinë. Në përshtypjen tonë të parë ky shtet është shumë i dashur për të ardhur dhe për t’u vizituar”, tha një burrë.

“Për momentin na  pëlqen shumë, por është dita e parë në Shqipëri .Ju jeni shumë miqësor dhe të sjellshëm dhe na pëlqen kjo”, u shpreh një grua.

“Ka mundësi që të kthehemi sërish , pse jo .Nuk është shumë larg ku jetojmë, por do të kthehemi në një kohë kur mos jetë shumë vapë. 37 gradë celsius është shumë, por ndoshta do kthehem prill ose shtator. Është koha më e mirë”, u shpreh një burrë.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turisti: 06/08/2022 14:40

    Cfare i ka mbetur Tiranes per te vizituar? Xhamia Ethem Beu dhe Sahati duken sikur jane zhdukur ngs gratacielat perreth.

    Përgjigju
  • Xhaxhi: 06/08/2022 00:02

    Uaaa. Gjynaf per ate "histori me zhurmues" se e ka zevendesuar live keto kronikat neorealiste te velizmit proletar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, mendoni se zbusin pasojat e krizës energjetike?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekje e dyshes Berisha-Meta për tu vetviktimizuar

Mero Baze: Përpjekje e dyshes Berisha-Meta për tu vetviktimizuar