Jo vetëm shëndetin por edhe ‘xhepin’, studimi: Shqiptarët, 223 mln lekë në muaj shpenzime për sëmundjet që lidhen me duhanpirjen

Puna e rëndë në minierë si dhe konsumimi i duhanit për rreth 42 vite kanë qenë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në sëmundjen e mushkërisë por jo vetëm të 60 vjeçarit nga Kukësi Azem Qenanaj. Ish-minatori, tashmë në pension tregon për Report TV, se ishte vetëm 18 vjeç kur nisi cigaren për herë të parë, ndërsa prej 27 vitesh tashmë trajtohet nga një sërë sëmundjesh, për të cilat, mjekët i kanë thënë se përgjegjëse është më së shumti duhapirja.

“Kam 42 vite që pi cigaren. Vuaj nga mushkëria, diabeti dhe problemet me ecjen. Mjekët më kanë thënë që 70% e sëmundjeve si pasojë e pirjes së duahanit”, tha ai.  

Duhani është armiku kryesor i shëndetit, dhe sipas specialistëve në përbërje të tij janë rreth 69 kimikate të ndryshme kancerogjene.

“Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë sepse duhet të kemi parasysh që duhani ka 7 mijë kimikate të ndryshme në tymin e tij, dhe 69 prej tyre janë kancerogjen të njohur. Duhani mund të shkaktoj kancer në gjithë organet e trupit, ku më kryesorin nuk diskutohet që është kanceri i mushkërive. Një person i cili pi duhan, në krahasim me atë që nuk pi ka rrezikshmëri 25 herë më të madhe që personi që pi duhan të shkaktoj kancer”, thotë Arben Tanka, mjek pneumolog.

Por cilët janë sëmundjet që shkakton duhanpirja?

“Duhanpirja jep kancer në mushkëri siç është spoku pulmonar, gjithashtu mund të acaroj astmën bronkiale dhe këta persona mund të rrezikojnë një invaliditet. Pra lodhet shumë kur ecën, por mund të përfundoj edhe me oksigjen në shtëpi. Sa i takon sëmundjeve të tjera që mund të shkaktoj duhani, kemi problemet kardiovaskulare, gjithashtu janë të rrezikuar nga stroku, goditja në tru. Problematika nga duhani kemi edhe për fertilitetin,  problematika edhe tek gratë shtatzëna”, vjon mjeku.

Sipas tij duhani nuk kursen askënd, por tek të rinjtë pasojat janë akoma më të rënda.

“Një nga faktorët kryesorë që duhet thënë në rastet e fillimit të duhanit në moshë të vogël, atëherë edhe mushkëritë e këtyre personave mbeten të pazhvilluara normalisht, që do sjelli pasoja më vonë. Pirja e duhanit duhet thënë që është e varur nga numri i paketave në ditë dhe nga kohëzgjatja e tyre. Sa më shumë kohë të kemi pirë cigare dhe paketa, aq më shumë probleme kemi”, shprehet doktor Arben Tanka, mjek pneumolog:

Duhanpirja nuk dëmton vetëm shëndetin, por ndikon edhe tek buxheti i familjeve shqiptare, për trajtimin e sëmundjeve që sjell për pasojë. Sipas një studimi të kryer nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në bashkëpunim me një grup studiuesish shkencor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 223 milionë lekë për të kuruar sëmundjet që shkaktohen nga konsumimi i duhanit.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • @Pranvera: 05/11/2024 08:45

    Ashtu si kopshtari që sheh frutet e sëmura të punës së tij,edhe mjekësia këtë po bën,po sheh rastet e sëmundjeve të ndryshme.Duhet gjetur shkaku në të gjitha rastet.Në rastin në fjalë,dihet se truri që na drejton,përbëhet nga qeliza nervore.Si çdo qelizë tjetër duhet të ushqehet,madje dhe më tepër.Nën ndikimin e stresit,truri i pa ushqyer mirë acarohet.Duke pirë cigare qetësohen qelizat nervore.Kur ndodhin krime asnjëher nuk lihet pa përmëndur niveli i ulët social-ekonomik,po asnjëri se vret mëndjen t'a ndryshojë atë.Ka dhe lajme të mira,sipas studimeve duhanpirësit kanë kujtes më të mirë.Është më i dëmshëm qumështi.Po ashtu kushedi sa minator të dal në pension të parakohshëm,për arsye shëndetësore,vazhdojnë të punojnë diku tjetër.Edhe sa e sa të tjer me kemp,po ashtu.Siç duket nuk jan e aq rëndë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?