Prodhimi, kultivimi dhe trafikimi i substancave narkotike është kthyer në një shqetësim global. Diskursi politik mbi parandalimin e substancave që vrasin "me sy mbyllur" dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut po bëhet gjithnjë e më intensiv. Nga ana tjetër, disa opinionistë janë të mendimit se lufta kundër drogës është një mision i dështuar dhe se fenomeni mund të thjeshtëzohet duke legalizuar prodhimin dhe shitjen e saj. Në fokus të statistikave, shifrat e frikshme tregojnë se prodhuesit dhe trafikantët kanë rinovuar teknikën dhe strategjinë, për t'iu shpëtuar politikave të shtërngimit, të kontrollit dhe të dënimit të narkotrafikantëve.
Dueli ka pamjen e një paradoksi, që shoqërohet me një numër të madh arrestimesh, nga njëra anë dhe shtimin e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe uljen e çmimit të produkteve narkotike, nga ana tjetër. Numri i përdoruesve po rritet, gjithashtu, në përmasa të frikshme, ndërsa pasojat e narkotrafikut shkojnë deri tek shkatërrimi i jetës dhe vdekja e parakohshme e viktimave. Sikur të mos mjaftonte kjo, fenomeni krijon probleme akoma më të rënda, duke rritur koston sociale dhe rrezikun e sigurisë edhe për jopërdoruesit. Në këtë mënyrë, beteja kundër drogës po shfaqet gjithnjë e më komplekse, gjithnjë e më unike dhe, si e tillë, parashikohet të jetë një betejë, jo vetëm e vendosur dhe e gjatë, por edhe e vështirë.....
E gjendur brenda këtij shqetësimi global, Shqipëria nuk mund t’i shpëtojë shënjestrës së trafikantëve. Në favor të tyre vijnë edhe disa avantazhe, të cilat ne jemi mësuar t'i neglizhojmë. Ato janë të natyrës politike, ekonomike dhe shoqërore, për të cilat duhet një studim më i thellë. Megjithatë, droga po vret çdo ditë, ndërsa akoma nuk ka një projekt strategjik për të mbyllur prodhimin apo kultivimin, si dhe për të shkëputur viktimat prej varësisë së saj.
Në kushtet reale, debati publik për parandalimin e prodhimit dhe të kultivimit të drogës është i pashmangshëm. Edhe sikur vendi të mos kishte asnjë bimë të dyshimtë, përgjegjësia për të mbyllur korridoret e trafikut buron nga detyrimi i aleancave dhe marrëveshjeve me partnerët tanë të sigurisë.
Por Shqipëria po promovon një sjellje specifike. Pas dështimit të sistemit specifik totalitar, ne kemi ndërtuar, si me magji, sistemin specifik pseudodemokratik, i cili është akoma shumë larg nga sistemi i shtetit ligjor, ekonomisë formale dhe ëndrrës për t'u bërë europianë të vërtetë. Madje, sistemit të kaluar i kemi shtuar edhe disa borxhe, të cilat do t'i paguajmë ne sëbashku me pasardhësit tanë.
Tashmë kemi arritur në një pikë, ku tregu është ngopur me deklarata, me premtime dhe me mashtrime për qëllime politike, ndërsa trafikantët kanë sfiduar, jo vetëm rregullat e brendshme te shtetit, por edhe ato ndërkombëtare.
Shqipëria e sotme e gjen veten në qendër të shqetësimit europian për kultivimin dhe trafikimin e bimës me origjinë shqiptare. Shifrat marramendëse, të cilat mund të tejkalojnë edhe buxhetin vjetor të shtetit, janë një dimension i frikshëm mbi shoqërinë, mbi vetë shtetin, mbi qeverinë dhe mbi politikat e zhvillimit të vendit. Ndërsa politika është zhytur në debate agresive, ku palët nxitojnë për t’ia lënë fajin njëra-tjetrës. Por një gjë është e sigurt: sot ne po vuajmë pasojat e fenomenit, i cili sigurisht nuk ka lindur sot. Ai ka lindur sëbashku me mashtrimet rreth Shqipërisë europiane, me krimin dhe korrupsionin, i cili dora-dorës është transferuar dhe suportuar nëpërmjet rotacioneve politike gjatë këtyre dy dekadave. Institucionet tona, studiuesit, akademikët, opinionistët, gazetarët dhe shoqëria civile nuk paskan arritur të parashikojnë, as me përafërsi, se cilat janë pasojat e heshtjes së gjatë ndaj një shteti me profil të shtrembër, krimit të organizuar, krimit politik, korrupsionit dhe kulturës së çmendur të pandëshkueshmërisë.
Debati i hapur për legalizimin e drogës nuk vjen rastësisht dhe nuk është thjesht një zbavitje me muhabet në panelet tona televizive. Ai ka të ngjarë te jetë vënë në lëvizje në kohën e duhur, pasi janë krijuar të gjitha kushtet për të thënë se shteti e ka humbur davanë. Pas testimit 20-vjeçar të aftësive shtetformuese nga narkotrafikantët, debati vjen pikërisht në kohën kur disa institucione të shtetit - dhe veçanërisht institucionet e sigurisë - kanë filluar disa operacione serioze në terren. Përpjekjet për të injoruar punën e këtyre strukturave depërtojnë me lehtësi deri në nivelet e debatit publik për të kërkuar edhe legalizimin e drogës!
Kushdo mund të gjejë njëmijë e një arsye për të kritikuar shtetin që kemi, por më përpara mund të zbulojmë shkaqet që e "stolisën" shtetin tonë me këtë infrastrukturë të dobët dhe të sillemi ndryshe, për të sjellë në vend shtetin që meritojmë. Anashkalimi i debatit për forcimin e autoritetit të ligjit, të shtetit dhe të drejtësisë, është një djallëzi mediatike për të mbyllur kufinjtë e debateve të nevojshme dhe për të mbërthyer publikun në kthetrat e pamëshirshme të projekteve për hapjen e tregut të drogës në vend. Çështja që duhet të diskutohet sot është: "Ku çalon shteti dhe çfarë mund të bëjmë për të rikthyer shtetin e së drejtës, shtetin e punës së ndershme, shtetin e ndëshkimit të paftësisë, shtetin kundër krimit dhe korrupsionit dhe shtetin e barabartë për shqiptarët"?
Argumentet e opinionistëve tanë pro legalizimit të drogës bazohen në arsye të ndryshme. Opinionistët nisen nga fakti se shteti ynë është i varfër, ai nuk ka infrastrukturë efektive dhe, për pasojë, ai ka nevojë për para, të cilat mund t’i mbledhë në sasi të konsiderueshme nëpërmjet taksave mbi drogën, çka do të thotë se përdoruesit e ardhshëm do të paguajnë edhe çmimin e TVSH-së mbi çmimin e zakonshëm të drogës. Opinionistët mendojnë se nëpërmjet legalizimit të drogës mund të realizohet edhe kontrolli efikas mbi prodhuesit, transportuesit, shpërndarësit dhe përdoruesit e saj. Por ata nuk janë në gjendje të thonë asgjë për pasojat, dëmet, kostot sociale, infrastrukturën rehabilituese apo shanset për mbylljen e kanaleve të korrupsionit, që lidhen posaçërisht edhe me tregun problematik të drogës. Për ironi të fatit, analistët që dalin me teorinë e legalizimit, bëjnë sikur qajnë edhe hallin e kalorësit-shtet dhe nuk thonë asgjë për viktimat, thuajse të dyja palët janë brenda nje aleance për të çoroditur, jo vetëm përdoruesit e drogës, por edhe shoqërinë në përgjithësi.
Mënyra se si debatohet të krijon përshtypjen se bima shqiptare, e destinuar për të vrarë, është rritur shumë. Ajo ka ardhur ngjitur me dritaret tona dhe po na prezantohet si shpëtimtare e shtetit dhe e buxhetit. Por, prapa këtij ekrani, miliardat që do të sigurohen nga vrasja e fëmijëve tanë, do të përfundojnë në bursën e krimit dhe të korrupsionit, deri edhe në blerjen e shtetit.
Për analogji me drogën, mund të merret në konsideratë një kategori krimesh specifike, aktualisht shqetësuese për rendin, shoqërinë dhe integritetin e vendit. Të tilla si gjakmarrja, armëmbajtja pa leje dhe vrasjet me pagesë, të cilat, krahas trafikut të drogës, në dijeninë e të gjithëve, përbëjnë sot krimet më të spikatura.
Duke iu referuar në mënyrë të veçantë gjakmarrjes dhe armëmbajtjes pa leje, me përjashtim të disa operacioneve me efekt kryesisht propogandistik, duket sikur këto krime e kanë sfiduar prej kohësh shtetin. Por, a ka arsye për të kërkuar legalizimin e gjakmarrjes apo të armëmbajtjes pa leje, nën pretekstin se shteti e ka humbur betejën? Në fund të fundit, gjakmarrja bazohet mbi disa rregulla kanunore që kanë ekzistuar shumë kohë më përpara shtetit, ndërsa armëmbajtja, që lindi pikërisht në kohën kur u shpërbë shteti, konsiderohet sot vetëm si një relike e neveritshme për t’u vetëmbrojtur, në kushtet kur shteti nuk ka mundësi të sigurojë jetën e gjithsecilit nga vrasja.
Por cili është ndryshimi midis vrasjes "ballë për ballë", që realizohet me armë dhe vrasjes "me sy mbyllur", që realizohet me drogë? Cili është ndryshimi midis vrasësit me pagesë, i cili paguhet për të vrarë dhe vrasësit me drogë, i cili nesër do t’i paguajë disa taksa shtetit, gjithashtu për të vrarë? A do të ulet niveli i korrupsionit me legalizimin e drogës, apo vetë tregëtia e drogës do të krijojë efekt të kundërt? Në ç’masë do të lëvizë sistemi i krimit zinxhir, që do të diktohet nga lufta për tregje, imponim të çmimeve, përpjekjet për monopolizim, etj?
Analistët pro legalizimit nuk janë të prirur për t’ju përgjigjur asnjërës prej këtyre pyetjeve. Sepse në një vend ku nuk sundon ligji, krimi konkurron me krimin. Por krimi i drogës po del hapur, në kohën që u pushtua hapur edhe hapësira ajrore e vendit. Madje ky krim ka edhe luksin të bëjë protesta dhe presion mbi ligjet, mbi qeverinë, mbi shoqërinë dhe mbi të ardhmen e vendit. Ajo që e dallon këtë krim nga krimet e tjera është inteligjenca, infrastruktura dhe bashkëveprimi, deri në nivel ndërkombëtar.
Bashkëveprim, i cili nuk mund të arrihet kurrë pa ndihmën e disa bashkëpunëtorëve brenda institucioneve, brenda politikës dhe brenda strukturave të specializuara të parandalimit. Në këtë mënyrë, çështja e legalizimit të drogës merr përmasa akoma më shqetësuese kur shtrohet si ide përpara publikut. Por, matanë bashkëpunimit dhe bashkëpunëtorëve, të shitur ose të blerë, luajnë interesa të mirëpaguara, që synojnë legalizimin e krimit politik, këtu e 20 vjet më parë. Krimi filloi me pushtimet e pronave dhe të pasurisë publike, me lulëzimin e informalitetit dhe projekteve pa leje, me pushtimin e së drejtës dhe tani me pushtimin e maleve me drogë, si një kurorë e zezë në periferinë e vendbanimeve tona.
Por mos qoftë kështu! Sepse, nëse deri sot instikti i vrasjes mori më shumë viktima se sa vetë lufta kundër pushtuesve të huaj, nesër do të kemi një Shqipëri ndryshe. Me një shtet në qarkun e shënjestrës së narkotrafikantëve, me lista droge mbi varreza dhe me disa pyje të dendura, shumica prej të cilave, gjithsesi, do të jenë pa leje...
Kimisti i shquar zviceran Albert Hoffmann e konsideronte luftën kundër drogës si prioritetin e luftës së njerëzimit në shekullin e ri. "Më duket interesante - thoshte ai - për të menduar më shumë për luftën kundër drogës, se sa kundër vetë luftës"...
*) Avokat, sekretar i përgjithshëm i Partisë Kristiandemokrate
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com