Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joakim Lëv e sheh Spanjën si favorite për të fituar Evropianin e kësaj vere në Poloni e Ukrainë.
Trajneri 52-vjeçar gjerman, në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, ka thënë se eliminimi i Realit të Madridit nga Bajerni i Mynihut në Ligën e Kampionëve vërtetoi se spanjollët nuk janë të pamposhtur, por ka këmbëngulur se këto rezultate nuk do të ndikojnë në Kampionatin Evropian.
“Nuk mendoj se fitorja e Bajernit do të ketë ndonjë ndikim në Euro 2012. Do të luajnë dhe lojtarë të tjerë, e për këtë do të ketë pritshmëri të ndryshme. Për mua Spanja mbetet favorite dhe duhet të luash shumë mirë për ta mposhtur këtë skuadër”, ka thënë Lëv.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com