Joan Laporta presidenti i ri i Barcelonës, premton vijimësinë e Leo Messit (VIDEO)

Joan Laporta është presidenti i ri i Barcelonës duke fituar zgjedhjet me një diferencë të madhe ndaj dy rivalëve të tij. Laporta ka qënë drejtuesi numër një i klubit katalanas në vitet 2003 deri në vitin 2010 periudhë e artë për Barcelonën në të cilën filloi edhe epoka e Pep Guardiolës. Anëtarët e klubit katalanas votuan në shumicë për Laportën i cili siguroi 30 mijë e 184 vota nga 55 mijë e 611 anëtarë që votuan duke fituar presidencën me 54.28%. Victor Font u rendit i dyti me 16.7% të votave dhe i treti e mbylli Toni Freixa me 8.6%.

Joan Laporta një nga presidentët më karizmatik të Barcelonës zëvendëson Bartomeun të dorëhequr tetorin e kaluar. Gjatë ditës së djeshme votuan për presidentin e ri edhe futbollistët e Barcelonës mes të cilëve edhe Leo Messi. Në fjalimin e parë pas fitores Laporta i entuziasmuar si objektiv kryesor përcaktoi vazhdimësinë e yllit argjentinas Leo Messi tek blaugranët të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Laporta do të drejtojë klubin për një mandat 6-vjeçar. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë