Joana-Anaidit: Faleminderit që
më le, njerëzit më duan më shumë

Joana-Anaidit: Faleminderit që<br />më le, njerëzit më duan më shumë
TIRANE - Joana, ish banorja e BB6 dhe një nga më të komentuarat ka vendosur të flasë pas ndarjes publike në Fun Club  që  Anaidi bëri nga ajo. Ishte pikërisht djali fitues, ai që pohoi se ishte beqar dhe se me Joanën nuk mund të kishte një lidhje jashtë. Joana, e qetë, herë duke buzëqeshur me situatën absurde sipas saj, e herë duke rrudhur vetullat kur thotë se i vjen keq që nuk e njohu dot Anaidin brenda, vjen në një intervistë ku  tregon gjithçka pa doreza. Është e zhgënjyer, por mjaftueshëm e fortë, siç shprehet. Madje thotë se Anaidi me këtë gjë, i bëri dëm vetes, pasi njerëzit tashmë respektojnë më shumë atë, pasi pavarëisht çdo dyshimi brenda dhe jashtë shtëpisë tregoi që ndjente për të. Sipas saj përballja finale do të jetë në “Post Big Brother” ku do t’ia thotë të gjitha në sy, teksa shprehet se më mirë që ndodhi kështu, pasi pa fytyrën e vërtetë të një hipokriti, që tjetër ishte dhe tjetër mendonte për të.

Joana si ndihesh pas deklaratës së Anaidit se është single?
Ndihem shumë e  habitur, shumë e befasuar dhe shumë e zhgënjyer. Nuk e prisja një sjellje të tillë nga ai, sepse gjithmonë e kam mbështetur brenda edhe jashtë shtëpisë në 3 javët kur unë dola. Shuëm  e zhgënjyer.
Se di a ke parë video të Big Brother, mendon se Anaidi ka qenë i tillë gjatë gjithë kohës, thjesht ti s’e ke  kuptuar?
Me këtë deklaratë që bëri mendoj se po.  Ka qenë i tillë gjatë gjtihë  kohës dhe unë thjesht nuk e kam parë, pasi kam ndjerë për të dhe e kam parë si një njeri të vërtetë.
A kishe frikë në ndonjë moment se lidhja juaj nuk do të zgjaste?
 Jo nuk kam pasur frikë, sepse Anaidi e luajti shumë bukur lojën. Është shumë dinak dhe aktor i mirë.
Kush është më i përdorur në gjithë këtë histori, ti apo ai?
 Më i përdorur është Anaidi, jo unë. Ai përdori veten e vet për ato pak lekë, me të cilat nuk blen dot asnjë shtëpi dhe për një makinë që e kanë gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë mendoj, për kaq pak. Kur një mashkull shet veten është shumë herë më e shëmtuar sesa kur e bën një femër. S’kam çfarë të them më.
 Çfarë i ke thënë vetes këto dy ditë?
Jeta kështu funksionon. Ka  njerëz pozitiv, ka njerëz negativë.  Ka njerëz të drejtë ashtu siç ka edhe njerëz hipokritë. Megjithatë  dua të them se jam një femër që di të dashurojë, di të jem e vërtetë, jam shumë e sinqertë, gjë që ndoshta tek publiku nuk është transmetuar siç duhet nga ana ime.
 Çfarë të kanë thënë njerëzit?
Komentet kanë qenë mjaft pozitive këto dy ditë. Ka pasur mjaft njerëz, madje edhe ish banorë që më kanë mbështetur  dhe kjo më ka bërë të  ndjehem mjaft mirë. Madje në Facebook, shumë fansa të Anaidit janë kthyer kundër tij, pas asaj që pohoi në Fun Club.  Ndihem mirë sepse edhe shumë fansa të zjarrtë u kthyen kundër tij, pas asaj deklarate. Ishte e turpshme.
Pse mendon se erdhi ky reagim nga Anaidi?
Mendoj se  e ka menduar gjithmonë, por nuk kuptoj se si ka  arritur të shtiret kaq mirë brenda shtëpisë. Gjithçka e ka bërë për shou, për 38 milionë lekët dhe atë makinën që mori.
Për  çfarë të vjen keq nga gjithë kjo histori?
Më vjen keq që nuk kam mundur ta kuptojë sa hipokritë është. i kam besuar vërbërisht. Për këtë më vjen më shumë keq.
Je penduar  që ke ndjerë për të?
Po.  Tani jam penduar shumë që kam ndjerë për të, sepse nuk i meritonte ato ndjenja të sinqerta dhe mbështetjen që i bëra, aq sa isha e gatshme të ikja nga loja për të. Njerëzit si ai nuk meritojnë asgjë.
Brenda Anaidi ishte njeriu që i besoje, tani çfarë mendimi ke për të?
Në total  duke parë gjithë situatën brenda dhe jashtë shtëpisë, në momentin që ai doli dhe takoi prindërit e vet, unë mendoj që  ai është një mashkull 28 vjeç që drejtohet dhe urdhërohet akoma nga nëna e tij.  Nuk e prisja që një djalë 28 vjeç të sillet si një 18 vjeçar.  Unë jam një nga ato femrat e rralla, burrneshë do thoja për veten dhe shumë fisnike që për dashurinë, për njeriun që dua sakrifikojë dhe veten time, siç bëra për  Anaidin duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh, që të shkonte Anaidi në finale dhe ta fitonte ai çmimin e madh.  Pasi mbaroi Big Brother, dolën në shesh fytyrat e vërteta të të gjithëve. Në këtë rast e tregoi dhe Anaidi fytyrën e tij të vërtetë, për mendimin tim shumë të shëmtuar. Ai e di shumë mirë që unë i urrej hipokritët dhe do ishte mirë të ma kursente këtë gjë.
Çfarë do t’i thoje Anaidit nëse do ta kishe përballë?
Anaidi ashtu siç ishte brenda shtëpisë nuk ka qenë kurrë i drejtëpërdrejtë me mua dhe këtë  e kuptova kur mbaroi Big Borther. Atë që bëri dhe në Fun Club. Në momentin që  e pa që unë nuk isha prezente, filloi të  fliste. Nëse unë do isha aty, e sigurtë që nuk do t’I thoshte ato fjalë që tha dhe unë ndaj nuk shkova në Fun Club.  Unë do i thoja vetëm diçka; Anaid faleminderit që më le, sepse njerëzit më duan më shumë tani. Unë them se ai ia futi vetes, në gjithë këtë histori ai doli më keq, sesa opinion apo fjalët që i kanë thënë prindërit e tij për mua.

 Po njerëzit e afërt çfarë të kanë thënë?
Ata më kanë që nuk ia vlente. Madje shoqja ime e ngushtë Teuta, kur unë isha brneda ka flur në gazeta dhe ka thënë që ai nuk është mashkull për mua, vetëm se unë nuk e dija sesi dukej jashtë raporti ynë. Familja dhe shoqëria më kanë mbështetur. Kjo më jep forcë?

Po Jani?
Për Janin të kam thënë dhe herën e parë që kemi bërë intervistë. Më ka kërkuar të kthehemi bashkë, por unë nuk i trajtoj njerëzit si objekt.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri