Joana BB6: Rikja është biseksuale,
jashtë shtëpisë ka flirtuar me mua

Joana BB6: Rikja është biseksuale, <br />jashtë shtëpisë ka flirtuar me mua
Pas daljes nga shtëpia Jani më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të rikthehemi bashkë. Sapo thua emrin e Joanës të gjithë kthejnë kokën. Të gjithë ata që kanë parë Big Brother janë kurioz të dinë se çfarë po bën ajo jashtë. E ka takuar Janin apo jo dhe si do vazhdojë lidhja me Anaidin. Këtë të fundit edhe Joana vetë nuk e di, përveç faktit që me djalin nga Tirana u dashurua brenda shtëpisë së “Big Brother”. E di shumë mirë faktin që jashtë është komentuar negativisht dhe nuk e kupton arsyen edhe pse thotë se ashtu siç shumë njerëz kanë pasur simpati, po ashtu shumë të tjerë nuk e kanë pranuar dot mënyrën sesi ajo është; një vajzë pa komplekse. “Kam qenë e sinqertë brenda”, - pohon Joana, e cila tregon se banorët ishin hipokritë dhe jo të vërtetë. Vajza nga Tirana veç rrëfimit për Anaidin, Janin, tregon edhe njohjen jashtë me Riken, vajzën simpatike për të cilën thotë se është biseksuale, nisur nga njohja që ka pasur me të nëpërmjet Facebook. Joana pohon se Rikja ka flirtuar me të në njëfarë mënyre, duke i bërë shumë komplimente për pamjen e saj, gjë që ia ka përforcuar bindjen nisur nga marrëdhënia e ngushtë që tashmë ajo ka me Elonën, banoren mbi të cilën bien shumë dyshime për preferencat e saj seksuale.

Joana çfarë të surprizoi nga vetja në BB6?

Fakti që e durova izolimin. Jam pak rebele.

Je dashuruar vërtet me Anaidin?

Fjala dashuri është e madhe shumë. E ndjej, e ndjej shumë. Çdo gjë ishte e sinqertë aty brenda.

Po me Janin?

Me Janin kam folur në telefon. Ai do që të kthehet sërish me mua.

E ka parë Big Borther?

E ka ndjekur vazhdimisht.

Dhe pse ti me Anaidin keni lidhje?

Nuk ka rëndësi se ndodhi ajo që ndodhi me Anaidin, unë flas dhe e di shumë mirë që jam e veçantë për të. E kam thënë edhe në “Big Brother”, që ai është një njeri shumë i veçantë për mua dhe ashtu do të mbetet. Po janë ca gjëra që kur nuk ecën, nuk ecën. Dy vitet e fundit unë kam sakrifikuar pafund që lidhja të vazhdonte. Çdo gjë që kam thënë brenda ishte e vërtetë dhe se di pse është komentuar aq shëmtuar jashtë.

Valixhja me rroba besoj..

Po shumë mirë. Unë do vazhdoj të pranoj dhurata nga ai. Ai dëgjoi brenda në shtëpi që thoja “ mami më sill rroba”, por mamaja ime ka qenë e mërzitur me mua, sepse deklarova ndarjen nga Jani.

Lidhjet në Big Brother nuk funksionojnë, asnjë çift nuk ka mbetur gjallë. Mendon se mund të kthehesh tek Jani nëse nuk ecën me Anaidin?

Absolutisht. Janin nuk e kam trajtuar asnjëherë si objekt. S’më eci me këtë po kthehem tek ky. Për aq sa kohë do kaloj me Anaidin do jetë shumë e bukur, shumë e veçantë. Unë do të doja që të zgjaste. Edhe me Janin këto gjashtë vite kanë qenë shumë të bukura.



Ke jetuar vetëm në Greqi?

Jo kam jetuar në Shqipëri. Kam qenë studente. Janin e kam njohur në vit të dytë në fakultet. Më shumë kam ndenjur andej sesa këtej, pastaj u transferova nga mjekësia kalova për farmaci.

Shumë është komentuar jashtë pse ti nuk ke folur për jetën tënde, nga je, fëmijëria…

Nga Tirana jam, nga Bërzhita e Tiranës prej shtatë brezash. Por kam jetuar në disa vende të Shqipërisë sepse im atë ka qenë ushtarakë dhe detyroheshim të transferoheshim. Kam jetuar edhe në Kukës edhe në Mallakastër, në Durrës, në shumë vende të Shqipërisë…

Do i bësh surprizë Anaidit brenda?

Po do i bëj surprizë. Por nuk besoj këtë të shtunë pasi mamaja e Anaidit më tha se mund të futet një familjar këtë javë. Mamaja e vet nuk mund të shkojë pasi ka shumë punë, por besoj do jetë gjyshja që do i bëj surprizë. Unë besoj do t’i bëj surprizë në finale.

Ke folur me prindërit e Anaidit?

Po. Vetëm me mamin.

Çfarë të tha vjehrra e ardhshme?

(Qesh). Mua nuk më erdhi mirë fare që Elena në studio më foli në atë mënyrë. Nuk e kuptoj pse duhet ta zgjaste atë pjesën që pse unë kisha pakënaqësi ndaj saj, se këtu do të dalë tek mamaja e Anaidit. Arriti dhe më tha mua të shtunën që kam takuar nënën e Anaidit dhe është shumë e shqetësuar, sepse nuk është e kënaqur me lojën që po bën Anaidi dhe nuk është dakort me lidhjen tuaj. Kur kam folur me mamin e Anaidit në telefon më tha si ka mundësi që Elena i ka thënë këto gjëra, sepse me Elenën jemi përshëndetur thjesht kalimthi në rrugë.



E more ti në telefon?

Ajo kishte kërkuar që të fliste me mua. Gjeta numrin e mora dhe kemi folur një orë e gjysmë.

Çfarë thatë kaq gjatë?

Edhe ajo ishte pak e shqetësuar për punën e të bërit seks normalisht.

Ju të paktën nuk putheshit në sy të publikut…

Nuk putheshim se thashë po respektojmë stafin, fëmijët që e shohin me radhë. Putheshim në krevat në darkë, siç puthen të gjithë çiftet. Çfarë problemi kishte këtu? I thashë që kishte shumë të drejtë, sepse edhe mami im ishte mërzitur për këtë gjë, si çdo nënë. Asnjë nënë nuk do të donte ta shihte fëmijën e vet në atë lloj pozicioni, është mëse normale sepse është pak e rëndë. Shpresoj të të kaloj sa më shpejt i thashë siç po i kalon edhe mamasë sime. Të kërkoj ndjesë që ta kam ingranuar djalin ( qesh). Por ndjenjat janë ndjenja, i thashë. Megjithatë më pëlqeu shumë sepse ishte shumë e sjellshme, ishte grua e emancipuar. Telefonata ishte shumë pozitive.

Po vëllain e ke takuar?

Jo kam takuar vetëm miqtë e Anaidit.



Do rrish në Tiranë tani, çfarë do bësh?

Se di. Të mbaroj njëherë post “Big Brother” pastaj do iki në Athinë të takoj të shtëpisë se më ka ikur mendja. Fola me mamin pas kaq kohësh, u mallëngjeva.

Të vjen keq që nuk arrite në finale?

Më vjen shumë keq.

Pse mendon se dole?

Më penalizuan banorët. Nuk jam e mërzitur që dola në atë mënyrë.

Lidhur me Elonën, për dyshimet që është lesbike?

Në fillim thoja “ua sa enigmatike” pastaj nisa të dyshoja pse ishte kaq e rezervuar. Pse nuk tregonte për jetën e saj. Në një muaj e gjysmë Elona ka qenë mumje dhe unë me Anaidin e kemi këshiluar dhe i kemi thënë “ Elona iku koha e të blerit, tani duhet të nisësh të shesësh ndonjë gjë”. Pastaj fillova se ishte injorante, ose kishte probleme me të shprehurin. Pastaj të shihja që ishte më shumë e pozicionuar tek femrat e shtëpisë sesa tek meshkujt.

Pse, kishte Ilirin aty?

Ilirin gjithmonë e ka përdorur. Tani po e tregon që erdhi Rikja në shtëpi.

Ke vënë re ndonjë gjë, të është afruar ndryshe ndonjëherë?

Sytë e Elonës thonë shumë. Dhe e di kur e kam vërtetuar, ditën që erdhi Rikja, Elonës i shkëlqenin sytë. E shihte Riken, siç mund ta shihte një mashkull. Tani ka filluar edhe Anaidi duke pasur dyshimet e veta për Elonën.

Po për Riken çfarë mendon?

Rikja është biseksuale. Kur erdhi në shtëpi unë gëzova sepse e kisha shoqe në Facebook dhe kemi pasur një komunikim më parë. Po ajo që më ka bërë përshtypje është se Rikja kur jemi bërë shoqe më ngacmonte, më thoshte se i dukesha shumë seksi “Si ka mundësi një farmaciste të jetë kaq seksi sa ty”, apo “ku jeton, kam shumë dëshirë të vij në Athinë”, gjëra që të bëjnë përshtypje. Madje bisedat me të i kam ende në Facebook. Për mua ajo është biseksuale, një mendim që më është përforcuar nga raporti I ngushtë që ajo ka me Elonën.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.com

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Rama ndan pamjet nga aventura e turistëve në Majën e Çipinit në Bolenë

Vlorë/ Rama ndan pamjet nga aventura e turistëve në Majën e Çipinit në Bolenë