Joana Smakaj, ju rrëfej
jetën time larg muzikës

Joana Smakaj, ju rrëfej<br />jetën time larg muzikës
Daljet e saja gjithmonë bënin zhurmë për shkak të talentit dhe bukurisë që ka. Por këngëtarja Joana Smakaj tashmë është tërhequr nga skena muzikore duke i'u përkushtuar familjes dhe profesionit të saj si juriste. Në një bisedë për gazetën “Shqiptarja.Com” Joana zbulon anën tjetër të saj.
 
Sa kohë u bënë që je në skenën muzikore?

Kam filluar të këndoj që kur isha 5 vjeçe, në Festivalet e Fëmijëve që organizoheshin në Lezhë, më pas kam kënduar në Festivalet e Pranverës që organizoheshin në Tiranë para disa vitesh duke vazhduar më pas me “Këngën Magjike” dhe klipet që kam bërë.
 
Çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre viteve?

Pa përmendur Festivalet e Pranverës, numëroj pesë këngë dhe tri klipe të cilat vazhdojnë të trasmetohen edhe pas kësaj periudhe shkëputje që kam bërë. Ndihem shumë mirë për këtë pasi do të thotë që këngët e mia janë pëlqyer dhe vazhdojnë të pëlqehen.
 
Krahas fitimit, je treguar edhe shumë zemërgjerë dhe humane por asnjëherë nuk ke bërë shuma të mëdha, pse?

Në fakt, e vetmja mënyrë fitimi për këngëtarët këtu janë koncertete nëpër diskoteka dhe klube të ndryshme, ndërkohë që unë nuk kam kënduar asnjëherë përveçse në skenë dhe klipet që kam bërë! Kështu që, mund të them se kam kënduar për dëshirën time dhe pse kam mbaruar një shkollë muzike, por deri më tani nuk e kam ndier të nevojshme të kem fitime nga muzika.
 
Kohëve të fundit këngëtarët lavdërohen shumë, cfarë pasurie disponon mbi vete?

Më vjen shumë mirë për të gjithë këngëtarët që fitojnë goxha në koncertet që zhvillojnë dhe i uroj sa më shumë këngë të bukura dhe koncerte, por pasuria ime nuk varet nga muzika, kam zgjedhur një rrugë ndryshe për të pasur të ardhura.
 
Si ecën jeta juaj sentimentale për momentin?

Jeta ime sentimentale ecën shumë mirë dhe jam e lumtur me bashkëshortin dhe dy fëmijët Aron dhe Paris.
 
Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

Gjatë verës kemi qenë me pushime dhe mund të them që tani jemi stabilizuar në Tiranë përsëri dhe sigurisht që dita nis me përgaditjet e fëmijëve për në shkollë dhe çerdhe dhe vazhdon me angazhimet e mija në një zyrë noterie dhe sigurisht që përfundon me dy engjujt e mi.
 
Çfarë është familja për ju dhe cfarë kujtoni nga fëmijëria?

Familja për mua është gjëja më e rëndësishme dhe nuk ka krahasim, nga fëmijëria kujtoj shumë gjëra të bukura dhe vetëm të bukura pasi kam kaluar një fëmijëri të larmishme dhe të lumtur.
 
Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?

Më pëlqen vendi ku jetoj më shumë se asnjë vend tjetër, ndihem shumë mirë këtu ku jam dhe kam cdo gjë.
 
Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë të pikëlluar?

Lumturia ime ka lidhje vetëm me fëmijët dhe njerëzit e mi të dashur, nuk mund të ketë lumturi për mua në qoftë se ata nuk janë të lumtur.
 
Si e kaloni një fundjavë?

Fundjavën e kaloj zakonisht në vendlindjen time ose të bashkëshortit dhe sigurisht mundohemi të organizojmë gjëra që gëzojnë fëmijët.
 
Ushqimi juaj i preferuar dhe si e mbani veten në formë?

Ushqimi im i preferuar janë pastat dhe ndoshta ato më mbajnë në formë.
 
Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?

Dëgjoj cdo lloj muzike të bukur që më bën të kërcej.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!