Joe Biden: SHBA e vendosur për të fituar besimin e Evropës pas Trump

Joe Biden: SHBA e vendosur për të fituar besimin e Evropës pas Trump

Në mbledhjen e tij të parë të madhe  me liderët e ekonomive më të zhvilluara në botë, Presidenti i SHBA Joe Biden  theksoi edhe njëherë vendsmërinë e administratës së tij për të ndryshuar faqen dhe dhënien fund të politikës së paraardhësit të tij ” Amerika e para". Biden,  gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se ishte një kohë kritike për demokracitë në botë për të "provuar që modeli i tyre nuk është një relike e historisë".

"Ne jemi në mes të një debati themelor në lidhje me drejtimin e ardhshëm të botës ", tha Biden në fjalim menjëherë pasi mori pjesë në takimin e tij të parë si president me udhëheqësit e tjerë të G7. Presidenti amerikan u zotua të rregullojë marrëdhëniet SHBA-Evropë që ishin acaruar nën presidencën e Trump i cili në mënyrë të përsëritur vinte në dyshim vlerën e aleancave historike.

Biden njoftoi se ai ka ndaluar një plan të administratës Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Gjermania dhe për të zvogëluar numrin e forcave amerikane në gjendje të vendosen atje.

"Unë e di se vitet e fundit janë tensionuar dhe testuar marrëdhëniet tona transatlantike, por Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për t'u ribashkuar me Evropën, për t'u konsultuar me ta, për të fituar pozicionin tonë të besimit dhe udhëheqjes", tha Presidenti i SHBA.

Biden foli gjithashtu për sfidat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare të paraqitura nga Rusia dhe Kina. Biden tha se SHBA dhe aleatët e saj transatlantikë në Evropë dhe Azi "duhet të përgatiten së bashku për konkurrencën strategjike afatgjatë me Kinën", diçka që ai tha ishte ndër "përpjekjet më të rëndësishme" që kombet do të ndërmarrin. Biden tha se konkurrenca me Kinën do të jetë "e ashpër", por shtoi se kjo është ajo që ai e mirëpret.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën