KOSOVË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë. Në mesazhin e tij Biden thekson se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për integrimin në institucionet euroatlantike. Sakaq, Biden thekson se do ta mbështesin dialogun me Serbinë përmes propozimit franko-gjerman që në fund synon njohjen reciproke.
“SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar të njohjes reciproke, që do të ndihmonte të arrihej një e ardhme më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.
Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, por Serbia ende nuk e njeh dhe janë në proces dialogu dhe herë pas here ka pasur shumë tension në Mitrovicën e Veriut. Të dyja palët kanë rënë dakord në parim që të dialogojnë me një propozim nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve, por propozimi ende nuk është bërë publik. Kosova insiston që s’do të ketë dialog nëse nuk ka njohje reciproke.
Komente








Urime pavarsia !
Përgjigju