Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të vizitojë pasnesër Kabulin, në përpjekje për të zgjidhur akuzat për manipulim në zgjedhjet presidenciale në Afganistan.
 
Presidenti Barack Obama dhe sekretari Kerry janë kundër shpalljes së fitores së njëanshme nga kandidati Abdullah, i cili pretendon se ka fituar zgjedhjet, edhe pse ka një1 milionë vota më pak se kundërshtari i tij, Ashraf Ghani. Kerry kërcënoi se çdo veprim për të marrë pushtetin me dhunë do t’i kushtojë Afganistanit mbështetjen financiare dhe atë të sigurisë nga SHBA-ja.