John Kerry mbërrin në Moskë
Takimet për krizën në Siri

John Kerry mbërrin në Moskë<br />Takimet për krizën në Siri
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Moskë për bisedime në përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Rusinë mbi proçesin politik për t'i dhënë fund luftës civile në Siri.

Ai tani është në bisedime me Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov dhe më vonë do të takohet me presidentin, Vladimir Putin.
 
SHBA dhe Rusia kanë qëndrime të kundërta sa i përket rolit që duhet të luajë Presidenti sirian Bashar al-Assad në këtë proçes.

SHBA dëshiron që Assad të largohet, por Rusia thotë se vetëm njerëzit sirianë mund të vendosin fatin e tij.

Para bisedimeve, Ministria e Jashtme ruse sulmoi politiken amerikanë duke thënë se Ëashingtoni i ndan terroristët në të mirë dhe të këqij.
 
Rusia ka ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj terroristëve të Shtetit Islamik në Siri, por SHBA-të kanë akuzuar Moskën se po bombardon rebelët e moderuar të cilët janë kundër Presidentit Assad.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës