Sekretari Amerikan i Shtetit Jon Kerry u takua të martën me presidentin rus Vladimir Putin në një kohë kur marrëdhëniet mes dy palëve janë në një moment tepër kritik.

Nevoja për bashkëpunim mes dy vendeve dhe zbutja e tensioneve mes tyre ishte ndër pikat kryesore të takimit, gjithashtu Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov diskutuan gjithçka duke filluar nga negociatat bërthamore të Iranit, në gjetjen e një zgjidhje për konfliktin sirian dhe atë të Ukrainës.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mund të fillojnë përsëri sanksione ndaj Rusisë në qoftë se ajo nuk zbaton marrëveshjen për të ndaluar luftimet në Ukrainën lindore “-ka  theksuar Kerry.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov theksoi rëndësinë e shmangies së çdo veprimi që mund të çojë në tensione më të madhe mes dy vendeve, duke vënë në dukje se zgjidhja e shumë çështjeve të një rëndësie ndërkombëtare "varet nga përpjekjet tona të përbashkëta."

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë përkeqësuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)