John Schindler shfryn opozitën: Burimet e mia të informacionit janë nga Shqipëria

John Schindler shfryn opozitën: Burimet e mia të informacionit janë nga Shqipëria

John Schindler

John Schindler autori i shkrimit ku në Washington Examiner thoshte se McGonigal i ka vënë gjoba dy biznesmenëve pranon në shkrimin e sotëm se është informuar nga burime shqiptare.

Ai shkruan të zezë mbi të bardhë se nuk ka kryer asnjë verifikim të informacioneve që publikoi dhe se një prej biznesmenëve e ka përgënjeshtruar me letër zyrtare.

“Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por unë mund të dëshmoj se mashtrimi – që tregon shqiptarët e pasur të dokumentuar me sanksione të FBI-së me emrat e tyre – është i njëjti modus operandi me të cilin burimet shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij u përpoqën t’i shantazhonin ata. Vini re se pretendimi për Kosovën pretendon përfshirjen e zyrës së atasheut ligjor të FBI-së në Tiranë, që, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korrupsionit i byrosë është më shumë se McGonigal”-shkruan Schindler.

E megjithatë ky ekspert i supozuar i sigurisë vijonte sot të përmendte dhe emra të tjerë biznesmenësh, pa asnjë provë pa asnjë verifikim.

Siç dhe u raportua më herët në Hashtag.al Schindler nuk është thjesht një ish-punonjës i NSA-së, por është një ish-punonjës i këtij institucioni, i shkarkuar si adoleshent nga detyra.

Në vitin 2014,  z. Schindler dërgonte foto të penisit të vet (kliko këtu), një shtetaseje amerikane në Twitter./Hashtag.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tigri: 16/02/2023 20:44

    Po mero bazen kusheri e keni se jepni njelloj lajmet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?