Johny Depp akuza të forta ish-gruas së tij: Më ka goditur me grushte

Johny Depp akuza të forta ish-gruas së tij: Më ka goditur me grushte

Aktori Johnhy Deep me ish-gruan e tij Amber Heard

Martesa e tyre ka mbaruar më shumë se dy vite më parë por problemet nuk kanë të mbaruar për aktorin. Johny Deep e ka akuzuar Amber Heard që e ka goditur dy herë në fytyrë me grushte. Ngjarja i takon prillit të 2016 dhe thuhet se shkak ka qenë vonesa e Depp në ditëlindjen e artistes.

Sipas asaj që pretendojnë avokatët e tij ‘Depp nuk ishte i dehur as i droguar’ dhe gjendej në shtrat kur zonja Heard është bërë agresive’. Në këtë moment aktori ishte mbrojtur duke i kapur duart Heard që të mos e qëllonte me grushte të tjerë.

Në 2016 ajo e akuzoi Depp që i ka gjuajtur me një celular në fytyrë. Tani ‘Pirati i Karaibeve’ sjell në gjyq dëshmitë e dy policëve, të cilët e dinë për skenën e zënkës, duke deklaruar që nuk kanë parë asnjë shenjë në fytyrën e gruas.

“Këto deklarata janë të gjitha false. Mjafton të shohësh akuzat e parashtruara prej tij për të kuptuar që Depp nuk është mirë mendërisht Nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë version, nëpërmjet avokatëve të saj,”- ka qemë ajo që kanë thënë avokatët e Heard.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos