Joleza Koka po e shfrytëzon famën për të dënuar disa nga tiparet më 'problematike' të shoqërisë tonë. Drejtuesja e FRESSH, ka publikuar një video në Facebook, ku shkurtimisht tregohet një skenar në një 'familje shqiptare', ku mamaja gatuan një byrek të djegur për drekë dhe kërkon falje për gabimin e saj, por bashkëshorti e mirëkupton pasi edhe ajo ka kaluar një ditë të ngarkuar.
Kjo skenë 'tregohet' nga djali i tyre, që ka mbetur i habitur nga reagimi i të atit. Joleza pasi ka shpërndarë videon ka shkruar: "Ja sekreti i lidhjeve të gjata, të dish të bësh byrek. S'është aq kollaj me dal nga mesjeta."
/Shqiptarja.com