Jonas Blue xhiron klipin e këngës 
së tij në plazhet e jugut shqiptar/ VD

Jonas Blue xhiron klipin e këngës <br />së tij në plazhet e jugut shqiptar/ VD
Ylli i famshëm britanik, Jonas Blue ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me William Singe, “Mama”.

Dj dhe producenti britanik ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për të xhiruar klipin e këtij projekti muzikor, duke bërë kështu një promovim të mrekullueshëm të vendit tonë.

Në klipin e kësaj kënge është e pranishme edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi, e cila duket sensacionale në këtë projekt të artistit të disa hiteve muzikore si  “Fast Car”, “Perfect Stranger” etj.

Klipi është xhiruar në rivierën shqiptare dhe ka bërë një promovim të plazheve tona të bukura.

Në komentet e bëra në këngën “Mama” në Youtube shqiptarët kanë komentuar që klipi është luajtur në Shqipëri duke u theksuar fansave të këngëtarit britanik se ai vend kaq i bukur është Shqipëria.

[gallery]22348[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv