Pritjes i ka ardhur fundi. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë është kualifikuar në mesin e dhjetë vendeve për të konkurruar në finalen e Eurovizion.

Mbrëmjen e së enjtes Jonida Maliqi dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”.  Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për zërin e saj të fuqishëm dhe për emocionin që përcolli me këngën “Ktheju Tokës”.  Kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve. 

Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.  Performanca e rradhës do të jetë të shtunën në mbrëmje më 18 Maj. 

Shqipëria do të këndojë e dyta në natën e finales së madhe, pas Maltës.

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ishte e 14-ta në konkurrim në Eurosong. E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip.

Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar.

Gjatë mbrëmjes që shënoi edhe gjysmëfinalen e dytë konkurruan 17 shtetet e radhës; Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania,  Rusia, Norvegjia, Vendet e Ulëta, Maqedonia dhe Azerbajxhani.

Gjatë gjysmëfinales së parë kaluan në finale;San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Slovenia.

Mbrëmjen e së enjtes kaluan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbaxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli,  Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.

5/3