Pas një organizimi madhështorë të Lojërave Olimpike, kryetari i bashkisë së Londrës Boris Jonson nuk kishte si të mungonte me paraqitjet e tij gjatë zhvillimit të eventit. Jonson ka gjetur momentin më të mirë për t’u shfaqur në publik, ashtu sikur di vetëm ai.

Pas fitores së medaljes së artë të Bradly Wiggnis, Jonson ka vendosur që të zbresë nga një lartësi afro 300 metra lërtësi në një park në Londër. Në metrat e fundit të zbritjes Jonson ka hasur në jë problem, pasi kabëlli ku ishte kapur ngeci duke e lënë kryetarin e bsahkisë për disa minuta në ajër. Kjo situatë nuk shkatoi asnjë problem te Jonson, i cili qëndroi në ajër deri në momentin e zbritjes. Kryebashkiaku i Londrës është një personazh mjaft i njohur për sjelljet e tij.

(d.b/shqiptarja.com)