Jordania ekzekutoi dy të dënuar, përfshirë dhe terroristen Irakiene të al-Qaedas, menjëherë pas ekzekutimit të pilotit nga militantët e ISIS.
Sajida al-Rishawi, kamikazja që dështoi të hidhte veten në erë dhe një tjetër militant i al-Qaedas, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm si kundërpërgjigje e brutalitetit të djegies së gjallë të pilotit Jordanez Moaz al-Kasasbeh.
Terroristja Sajida ishte e burgosur në burgun e Jordanisë prej rreth një dekade. Djegia e gjallë e pilotit Kasasbeh shokoi gjithë botën me publikimin e një video tronditëse, pas pengmarrjes së tij një muaj më parë gjatë përplasjes në një mision anti-Isis në Siri.
Jordania tentoi të bashkëpunonte me Isis për lirimin e tij, duke kërkuar ta shkëmbenin me terroristen Rishawi. Por dyshohet se militantët e shtetit islamik e kishin djegur atë kohë më parë. Ekzekutimi i të burgosurve militant të al-Qaedas nga Jordani erdhi si një dënim dhe hakmarrje e ashpër e shtetit Jordanez.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com