Jordi Alba, transferimi i parë
i Barçës pa Guardiolën në pankinë

Jordi Alba, transferimi i parë<br />i Barçës pa Guardiolën në pankinë
Mbrojtësi i majtë i Valencias, Jordi Alba, pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Barcelonës për edicionin e ardhshëm. Sipas të përditshmes sportive "El Mundo Deportivo" kanë mbetur vetëm detajet e marrëveshjes që do të sjellë futboillistin iberik në "Camp Nou".

Mësohet se Alba 23-vjeçar, deri në fund të këtij edicioni zyrtarisht do të prezantohet në stadiumin "Camp Nou". Ai me Barçën do të firmosë një kontratë pesë vjeçare, kurse Barça për të pritet të paguajë një dëmshpërblim prej tetë milionë eurosh për shërbimet e tij.

Alba ka një kontratë me Valencian deri në vitin 2013, dhe interesim për të kanë treguar edhe Milan e Manchester United. Jordi Alba në verën e vitit 2005 u largua asokohe nga Barcelona pas shtatë vjetëve të kaluara në akademinë e saj.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël