Jorgjije Ikonomi, 60-vjeçarja që pretendon se nuk është pyetur nga mjekët nëse duhet t’i hiqnin gjoksin apo jo, nuk e ngushëllon aspak firma e vajzës në kartelën e saj klinike.

Ajo vazhdon të këmbëngulë se nuk i është marrë në konsideratë mendimi. “Unë ditën që jam shtruar kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk vuaj as nga ndonjë sëmundje mendore. Përse u dashka pyetur vajza, ndërsa unë jo. Ajo vazhdon jetën e saj të qetë, ndërsa jam unë që jam gjymtuar.

Ndaj vazhdoj të këmbëngul se unë, as jam informuar dhe as jam pyetur, ndërkohë që kam qenë shumë e kthjellët nga mendja”, - përfundon Ikonomi.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)