Jorgo Goro: Himara plot aktivitet dhe argëtim

Jorgo Goro: Himara plot aktivitet dhe argëtim
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka sjellë risitë se çfarë do të ofrojë Himara në sesionin turistik. Data 12 dhe 13 është përcaktuar nga bashkia për tu çelur turismi për këtë sesion. Gjatë një interviste për gazetën ‘Shqiptarja.com”, Zoti Goro nga ka dhënë detaje mbi organizimin e festës. Në pamundësi financiare, Goro ka ftuar bizneset e Himarës dhe Shqipërisë për të pasur një organizim sa më të bukur gjatë sesionit të verës dhe sa më argëstues për rininë shqiptare.

Zoti Goro, jemi në prag të çeljes së sesionit turistik, çfarë i ofron Himara turistëve në ndryshim nga vitet e tjera?
Për këtë vit, dhe si viti i parë i mandatit tim, jam munduar të sjell diçka më ndryshe si në organizimin e ceromisë së hapjes së sesionit, por edhe shërbimet që do të ofrohen, për të pasur pushime verore të qeta dhe argëtuese. Më herët se vitet e tjera, Këshilli Bashkiak ka miratuar masat që do të ndërmerren gjatë sesionit veror. Së pari kemi filluar të pastrojmë plazhet, kemi larguar ndërtimet pa leje që janë bërë përgjatë bregdetit, për t’i dhënë mundësi qytetarëve ta shijojnë atë, dhe kjo për tu dhënë turistëve natyrën e pastër, që Himara e përcjell më së miri. Kemi shtuar aktivitet për turistët dhe këtë vit do të ketë shumë larmishmëri. E veçanta e këtij viti është se në mungesë të fondeve nga qeveria jemi munduar që të ftojmë bisneset për të sjellë një rritëm të ndryshëm nga ai i vitit të kaluar. Do të ishte shumë mirë të na kishte mbështetur qeveria, por shpresojmë që vitin tjetër të mbajë premtimet e dhëna.

Si e keni organizuar çeljen e turizmit?
Është vendosur data 12 dhe 13 Maj për të hapur sezoni turistik. Ditën e shtunë do të ketë koncert me Muzikë Moderne në Shëtitoren Manolo. Të ftuar këngëtarët Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Andy Gramm, NRG Band. Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe grupi “Street Artist”, që do të dhurojnë një shou spektakolar që shumë nga pjesëmarrësit nuk e kanë parë ndonjëherë. Në mbrëmje do të hidhen minibalonat që do të ndriçojnë qiellin. Ato do t’u jepen të gjithë pjesmarrësve dhe do të lëshohen prej tyre pas përfundimit të Koncertit. Ndërsa ditën e dielë, rreth orës 09:30 një grup animatoresh do të argëtojnë fëmijët. Në shëtitoren Manolo do të mbahet Fjalimi nga personalitetet më të larta të pushtetit qendror dhe vendor. Pas fjalimit të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale të përgatitura nga vendasit dhe restorantet, që do të jenë vendosur në banketin e ushqimeve tek Shëtitorja. Festa do të vazhdojë me Vëllezërit Korçarë, Endri & Stefi Prifti deri në orën 14:30. Pas kësaj të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjedhin se si të argëtohen në pjesën tjetër të ditës falë animacionit, guidës Turistike, alpinizmit, garave me kanoe, zhytjeve në det dhe hedhjeve me parashutë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare