HIMARE - Jorgo Goro, do të hapë sot sezonin turistik në Himarë. Me mijëra qytetarë të bregut, por edhe nga zona të tjera, do të startojnë sot në Perlën e Jugut të Shqipërisë, sezonin e ri veror. Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro është e vështirë të kapet këto ditë. Eshtë në lëvizje në të gjitha “qoshet” e Himarës, në përpjekje për të mbyllur detajet e fundit të organizimit.
Ai thotë se nuk do të vihet në pah vetëm puna e Bashkisë në përgatitjen e hapjes së këtij sezoni turistik, por mbi të gjitha, do të kënaqen të gjithë qytetarët, që fillimin e sezonit, do të duan ta kalojnë në bregdetin shqiptar.
Dhe ditën e sotme hapja e sezonit është planifikuar krejt ndryshe dhe nga viti i kaluar. Me kuzhinë tradicionale, grupe polifonike, këngëtarë popullorë, animatorë, me këngëtarët e njohur Ermira Babaliu, Kozma Dushi, Ylli Baka, Amalia Goro etj, do të japin një shoë për të gjithë ata që duan të shijojnë hotelet, bregdetin, koncertin, njerëzit e gjithçka tjetër në qytetin bregdetar.
Zoti Goro, falemnderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Si po ecin përgatitjet e fillimit të sezonit?
Gjithçka po shkon në mënyrë të shkëlqyer. Jemi duke u përgatitur për të pritur me mijëra e mijëra turistë, nga vendi, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit. Falenderoj median që i ka dhënë një vëmendje të posaçme hapjes së sezonit turistik në Himarë, që sikurse mund ta keni vënë re, tani po bëhet një praktikë e përvitshme. Kemi punuar shumë gjithë këtë vit, edhe pse me fonde të pakta nga ana e pushtetit qendror, por me kontributin e dashamirësinë e të gjitha bizneseve të zonës, që të garantojmë për këtë vit, një sezon që të na sjellë ne jo vetëm me mijëra turistë, por që të krijojmë kushtet dhe premisat që të gjithë ata që vijnë e na nderojnë me prezencën e tyre në qytetin tonë, të mbeten të kënaqur nga cilësia e shërbimit dhe organizimi i eventeve, për t’u kthyer sërish në qytetin tonë, e jo vetëm në verë, por edhe në dimër.
Pas gjithë kësaj panorame, duhet të kuptoni se një ndër shqetësimet që kanë qytetarët është cilësia e shërbimit por edhe pastrimi i plazhit. Sepse, në shumë zona bregdetare, duhet ta kuptoni se këto krijojnë shqetësime për pushuesit...
Bëtë mirë që më dhatë mundësinë të shprehem për këtë problem. Si rrallë më parë, për këtë vit, bashkia e Himarës ka pasur një organizim të shkëlqyer me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në zonë, kuptohet, në mënyrë vullnetare. Edhe para disa ditëve në Himarë ne zhvilluam një aksion masiv në mbledhjen e mbeturinave, kryesisht në ambiente publike dhe plazhe. Ky projekt u iniciua nga Bashkia e Himarës dhe në të u përfshinë punonjësit e Bashkisë, institucioneve shtetërore, si dhe të rinjtë e shkollave të Himarës. U pastrua ngado. Në Himarë qendër, në Potam, në Livadh etj. Qese të tëra me plehra, materiale inerte e gjithçka shihte syri i njeriut u hoqën. Sigurisht, unë jam i bindur se kjo është një çështje që nuk bëhet vetëm nëpërmjet aksioneve. Gjatë fillimit të sezonit, kemi kërkuar mirëkuptimin e gjithë bizneseve, sidomos në zonën e plazhit, që të organizohen për të ruajtur sa më pastër ambientin rreth tyre dhe zonën e plazhit në mënyrë që syri i qytetarëve të gjejë qetësinë me detin, ambientin, peizazhin, por të jenë të kënaqur edhe me shërbimin.
Gjithçka që ndodh në qytet nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin apo sezonin. Çfarë aktivitetesh ka planifikuar apo ka bërë bashkia e Himarës këto kohë?
Po në fakt, jemi munduar që jetës artistike t’i japim një impuls ndryshe nga vitet e tjera ku Himara në fakt nuk është shquar për ndonjë aktivitet të madh. U zhvillua konkursi i “Zërave të Rinj”. Kjo për të gjallëruar jetën artistike të Himarës në mënyrë që të mos kushtëzohet gjithë procesi i jetës në këtë qytet vetëm gjatë sezonit turistik. Jemi munduar që jeta artistike, por edhe vetë njerëzit, të kenë aktivitet edhe në dimër. Në këtë nismë artistike, u përfshinë të gjitha shkollat e himarës, ato 9 vjeçare apo të mesme. Madje, edhe juria e kishte të vështirë të zgjidhte fituesin.
Jo vetëm kaq, kemi bërë përpjekjet maksimale që të ngremë në një standard tjetër ekipin e Himarës në futboll. Ky ekip është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Himarës dhe më duhet të them se kemi pasur një sezon relativisht të mirë. Ekipi luan në kategorinë e Parë. Edhe pse me lojëra të mira, falë tolerimeve dhe luftës jo-sportive për të qëndruar në kategorinë e parë nga ana e ekipeve të tjera, edhe pse në mesin e tabelës, porhuajse cdo javë (vendi i 7 apo 8), në fund të kampionatit, Himara rrezikon rënien nga kategoria. Aktivitetet sportive në fakt, gjallëruan jetën e Himarës gjatë muajve të tjerë të vitit, ku nuk ka një sezon turistik. Stadiumi “Petro Ruçi” në Himarë ka qenë në çdo ndeshje i mbushur plot me sportëdashësit himarjotë, kur ekipi ynë ka luajtur “në shtëpi”.
Një tjetër risi e gjallërimit të jetës sportive është edhe ekipi i vajzave në volejboll që luan në Ligën Superiore të Kampionatit Kombëtar në Shqipëri. Vajzat që përfaqësojnë ekipin e Himarës kanë luajtur ndeshje mjaft dinjitoze me lojëra të forta përballë ekipeve elitare në këtë sport. Nën drejtimin e profesor Kristo Rondo dhe me mbështetjen e sponsorit tonë, të cilin gjej rastin ta falenderoj, Veneto Banka, ekipi i të rejave të Himarës, do të vazhdojë të luajë edhe në sezonin tjetër ndeshje cilësore. Bashkia e Himarës jo pa qëllim investoi për ta krijuar këtë ekip, kjo i shërben gjallërimit të jetës artistiko-sportive në Himarë.
Në përgjithësi, sa herë turistët vijnë, gjithmonë vëmendjen e kanë në kulturën e shërbimit, ushqimin dhe cilësinë e tij. A keni folur me operatorët turistikë për të krijuar një cilësi ndryshe në këtë sezon?
Po, kemi pasur projekte të ndryshme dhe të shumta në qytet gjatë sezonit të dimrit, kryesisht nga OJF ndërkombëtare sidomos për fushën e trajnimit në shërbim. Shumë të rinj nga Himara morën pjesë në kurse trainimi në fushën e gastronomisë, shërbimit kulinar. Jo pa qëllim si kryetar bashkie kam kërkuar që të vihen në jetë projekte të tilla. Jam përpjekur dhe besoj se do tia dalim për të motivuar biznesin e hoteleri-turizmit që pa shërbimin gjatë gjithë muajve të vitit, nuk mund të kemi një sezon të mbarë turistik përpara.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi pasur shumë operatorë turistikë që kanë ofruar shërbimet e tyre edhe gjatë sezonit të dimrit. Zgjatja në kohë e këtij sezoni, është edhe ajo për të cilën unë jam preokupuar gjatë gjithë kohës. Vetëm me një sezon të shkurtër turistik nuk mund kemi një turizëm të suksesshëm. Duhet të ofrojmë risi të ndryshme që të kemi njerëz në Himarë në çdo kohë dhe këtë e kemi arritur dhe do të vazhdojmë ta arrijmë falë shërbimit. Dhe këtë vit mendoj se do ta kemi shërbimin më lart se në çdo sezon tjetër.
Unë uroj dhe shpresoj që ky vit, i cili është i përfshirë edhe në ethet elektorale, të jetë më i mirë se çdo vit tjetër. Të kemi mundësi t’u krijojmë komoditet dhe pushime të mbara kujtdo, të majtë e të djathtë, shqiptar nga Shqipëria apo shqiptarë jashtë kufijve tanë, evropianë apo mysafirë nga kontinentet e largëta. Këtë vit, jemi përgatitur që ti mirëpresim të gjithë në Himarën tonë.
an.ba.

(Në foto pamje nga Himara)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com