Jorida Tabaku akuzon se korrupsioni në Shqipëri nuk është më fenomen, por sistem i mirëorganizuar që po varfëron familjet.
Sipas saj, tenderat janë të paracaktuar dhe paratë publike përfundojnë tek një pakicë. Shqipëria ka 39 pikë në indeksin e korrupsionit, 25 më pak se mesatarja e BE, ndërsa 1 në 4 qytetarë ka paguar ryshfet.
Tabaku thekson se vetëm 19% e reformave janë zbatuar dhe një grusht kompanish marrin mbi 30% të tenderave.
Deklarata e plotë e Jorida Tabakut në rrjete sociale
Korrupsioni, shkaku i varfërisë në shtëpitë shqiptare Prej 12 vitesh korrupsioni nuk është më fenomen — është sistem. Tenderat duken të hapur, por janë të paracaktuar. Paratë publike shkojnë tek një pakicë, ndërsa familjet shqiptare paguajnë çmimin.
- Shqipëria: 39 pikë në indeksin e korrupsionit
- 25 pikë larg mesatares së BE
- 1 në 4 qytetarë ka paguar ryshfet
- Vetëm 19% e reformave janë zbatuar
Ndërkohë, një grusht kompanish marrin mbi 30% të tenderave publikë. Ky nuk është rast. Është sistem. SPAK po heton pasojat. Por qeveria vazhdon të prodhojë shkakun. Korrupsioni në majë Varfëria në shtëpi. Dielli nuk mbulohet me shoshë.








Komente
Komento