Jorida Tabaku: Nënkryetarja
sharmante e Bashkisë së Tiranës

Jorida Tabaku: Nënkryetarja <br />sharmante e Bashkisë së Tiranës
Nënkryetarja sharmante e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku duket se ka një dashuri të veçantë jo vetëm për Tiranën por edhe për Toskanën. Pas Tiranës, bukuroshja e Bashkisë së kryeqytetit është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj, në Toskana të Italisë.

 E në fakt në këto fotografi shohim një tjetër Joridë, atë jashtë “formatit” zyrtar. Një ambient romantik dhe shumë i qetë si Toskana, duket se ka krijuar atmosferën e duhur edhe ndërmjet çiftit. Ata duken shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

 Përveçse “trendy” Tabaku, duket në të njëjtën kohë edhe shumë dashamirëse ndaj natyrës. Freskia dhe thjeshtësia e Joridës, të bën të mendosh që vitet kanë ngelur në vend, për nënkryetaren e hijshme të Bashkisë së Tiranës, teksa e shohim që ajo pozon në rrugët e Toskanës.

Këto pushime kanë qenë mjaft relaksuese për nënkryetaren Jorida Tabaku, që siç shihet edhe nga fotot i ka shijuar pa masë. Në fakt vendi që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë frekuentuar, është cilësuar si një vend me shumë tradita dhe i pasur me resurse natyrore. Këtë e vëme re edhe nga fotot që e vërtetojnë më së miri këtë gjë.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet