Jorida Tabaku: Qeveria e pakicës po i shpërfill pensionistët për hir të oligarkëve

Jorida Tabaku: Qeveria e pakicës po i shpërfill pensionistët për hir të oligarkëve

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj fushatës së qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë si një “shou të radhës” të orkestruar nga mazhoranca socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se kjo fushatë është një cirk i telekomanduar, ku 780,000 pensionistë përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti i buxhetit është krejtësisht ndryshe.

Sipas Tabakut, buxheti i miratuar në shtator tregoi qartësisht prioritetet e kësaj qeverie. Ndërsa qeveria ndau 73 milionë euro më shumë për koncesionet e PPP-ve krahasuar me fillimin e vitit, pensionistëve u është ndarë një pjesë minimale - pesë herë më pak se ajo që iu dha oligarkëve.

“Kjo është një qeveri që përfaqëson një pakicë, që nuk dëgjon zërin e qytetarëve të saj,” u shpreh Tabaku.

Ajo bëri thirrje për një qasje më të drejtë ndaj pensionistëve dhe qytetarëve, duke theksuar se politikanët duhet të flasin me veprime, jo me fjalë boshe.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/10/2024 01:50

    /Qeveri e pakices/!! Znj.Tabaku,/qeveria e pakices/ nuk mendoi vetem per oligarket,por dhe per juve.Sa i kane rrogat sot deputetet,ministrat,drejtoret,administrat?! Nuk po shoh asnjerin prej jush te kerkoje vullnetarisht as cerekimin e rroges qe merr e ai cerek t'i kaloje pensionisteve?! Nuk ju vjen zeri per sakrifica,vetem per pretendime.

    Përgjigju
  • Linda: 25/10/2024 13:57

    Me trafikantet dhe grabitqaeret e Shqiperis me banden kriminale Sali+ Shkelzen+ Flamur ha dhe pi ti moj e pabes Jorida se miliardat qe disponon nuk i bere vetem me rrogen e deputetes! Oligaret jane ne maje te ballkonit ne qelit e burgjeve dhe ti moj Sude qe nuk po hetohesh akoma!!

    Përgjigju
  • E DREJTA: 25/10/2024 09:56

    OJ JORI PO MORET ME SHUME SE 10 <EDHE JANE SHUME> DEPUTETE NE ZGJEDHJET E ARDHSHME UNE NUK VOTOJ ME. JAM E BINDUR PER KETE QE SHKRUAJ SE JU JENI PARTI BANDITESH DHE POPULLI NUK I DO BANDITET

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 25/10/2024 10:37

      Qeveria e pakices qe thua ti moj gore eshte Qeveria e shumices dhe kete ju do ta shikoni ne zgjedhjet e ardheshme , ju jeni bandit antishqiptar dhe prandaj populli nuk ju do .E sigur fitorja e PS .

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba

Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba