Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim

Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për trajtimin e pensionistëve, duke e cilësuar bonusin e paraqitur nga qeveria si një propagandë të pastër zgjedhore.

Në një video të postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku thekson se shpërblimi i fundvitit i ofruar nga qeveria nuk mund të mbulojë gjynahet e 11 viteve të neglizhencës dhe mungesës së respektit ndaj këtij grupi shoqëror.

Sipas saj, pensionistët shqiptarë shpenzojnë deri në 50% të të ardhurave për ushqime, ndërsa qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar jetesën e tyre. 

Tabaku shtoi se për të ndryshuar këtë realitet, duhet të mendohet për një sistem të ri që vendos dinjitetin dhe vlerësimin e punës së pensionistëve në qendër. Ajo propozoi që fondet e pensioneve të përdoren për të garantuar pensione dinjitoze, jo për shpërblime të përkohshme dhe elektorale.

Fjala e plotë:

Ajo që po ndodh ditët e fundit me deklaratat e qeverisë në lidhje me pensionistët. Me kujtesën e qeverisë që pas 11 viteve t’I japin një shpërblim pak më të madhpër festat e fundvitit përmblidhet me një fjali të thjeshtë. LËMOSHË E VOGËL, PROPAGANDË E MADHE! A mund të lahen gjynahet e 11 viteve me një shpërblim pak më të madh në fund të vitti sepse është periudhë zgjedhore? A mund që rritja e çmimeve me 55% për ushqimet në total të shumëzohet me zero? A mund që rënia reale e pensionit të harrohet kaq lehtë? A mund të harrohet kaq shpejt rënia e fuqisë blerëse të pensionistëve gjithë këto vite?

Faktet janë që pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, që kanë vutajtur më shumë rritjen e çmimeve dhe që vitet e fundit shpenzojnë 50% të të ardhurave të tyre për çmimet e ushqimeve. A ka një vend tjetër në rajon dhe në Evropë që ka këto të dhëna? Që vlerëson kaq pak punën dhe kontributin? Që I ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit? Faktet janë që reforma e pensioneve dështoi, krahu I punës është në largim, 40% e tyre janë larguar dhe kjo ka ndikuar në skemën e pensioneve dhe do të ndikojë në të ardhmen. 

Gjithashtu, ne kemi pensionin mesatar më të ulët, pensionin më të ulët minimal në raport me rajonin.  Respekti ndaj kontributit të pensionistëve është zero, kontributi I tyre I dhënë gjithë këto vite ndaj Shqipërisë është shumëzuar me zero. Ata janë kthyer si një grup electoral, si një grup që janë vetëm për votë dhe e gjitë situate me rritjen e çmimeve me rënien e vlerës së pensioneve dhe me çdo gjë tjetër të një ekonomie që është dëmtuar rëndë në 11 vitet e fundit. Jam shumë e sigurtë që asnjë shpërblim sado të jetë ai nuk mund ta nxjerrë me faqe të bardhë një qeveri  që është përgjegjëse për rritjen e çmimeve dhe që nuk ka indeksuar pensionet të paktën me rritjen e shportës. 

Kjo rritje e çmimeve të shportës, faturave që paguajmë përditë, ilaçet e shtrenjtuara dhe shkurtimi I ilaçeve të rimbursuara, transporti poublik dhe të gjithë shpenzimet që një pensionist normal ka gjatë një muaji e bëjnë pensionistin shqiptar më të nënpaguarin në rajon. Ekonomia shqiptare nuk punon për 95% të shqiptarëve, por është një sistem I korruptuar dhe manipouluar për një pakicë që përfiton edhe në kurriz të shqiptarëve. Ne duhet të ndryshojmë këtë realitet, këtë sistem dhe këtë model. Duhet t’I japim vlerë dhe kontribut punës që nesër pensionistët të jenë të vlerësuar.

Së dyti të mendojmë për pensionet sot dhe t’I vendosim fondet e pensioneve për t’i dhënë pensione dinjitoze shqiptarëve dhe jo t’i mbajmë me bonuse. Pasi rritja e çmimeve, e pashëmbullt në rajon, ata pensionistët janë të varfër dh nuk u del asnjë moment çikërrimat që qeveria u jep atyre.  Pasi mendoj që pensionistët janë jo një grup elektoral që na duhet vota, por njerëz që u përket dinjiteti dhe shpërblimi më i lartë i mundshëm për kontributin e tyre në ndërtimin e Shqipërisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 23/11/2024 16:44

    Sudja Tabaku oligarja keto kohet e fundit i ben intervistat ne natyre sic i bente Like hajduti para se te arrestohej,eshte "shume e shqetesuar" per pensionistet hipokritja!!S'eshte cudi ti hapet dhe kesaj tradhetareje dosja qe eshte ne pritje ne Spak e ti dalin thaset me miliarda qe i kane grabitur Shqiperis dhe shqiptareve bashk me kriminel Berishen te dashurin e saj!!

    Përgjigju
  • Askushi: 23/11/2024 16:15

    Ne fakt ku ishit ju ne pushtet ja bot borxh pensionisve.amon mjaft me kto lloqe se jeni bo gazi botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë