Trajneri i Realit të Madridit është rikthyer të flasë për objektivat e edicionit, dështimet, polemikat dhe të ardhmen e tij në Spanjë. Fillimisht portugezi ka pranuar publikisht se kampionati ka përfunduar për Realin dhe se objektivat për momentin janë Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve.
“Kemi një diferencë shumë të madhe me vendin e parë, c’ka e bën të pamundur që të shpresojmë për të fituar La Liga-n. Objektivi mbetet Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, e cila nuk duhet të kthehet në një fiksim për ekipin, pasi do të na e bënte më të vështirë misionin për të triumfuar” shprehet Murinjo.
Ndërsa përsa i përket polemikave me futbollistët dhe stafin teknik, portugezi mohon spekulimet e gazetave. “Në cdo ambjent që punohet ka debate edhe grindje për të mirën e punës, pasi në të kundërt nuk do të funksionin gjërat. Nuk janë të vërteta spekulimet e mediave, ju kërkoni ndaj meje cdo ditë një polemikë që nuk ekziston”.
Murinjo te PSG? “Jo, unë nuk do të drejtoj ekipin e PSG, pasi Parisi drejtohet nga një trajner shumë i aftë si Anceloti dhe një drejtor teknik që është miku im dhe që është po aq i aftë. Besoj që me investimet që kanë bërë do të arrijnë shumë shpejt mjaft e Evropës” përfundon Murinjo.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com