Rusia ka bllokuar edhe një herë tjetër në Detin e Zi 50 anije me grurë që nevojiten urgjentisht. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e Jashtme, Josep Borrell.
"Rusia po bllokon edhe një herë 50 anije me grurë të nevojshëm urgjentisht në Detin e Zi. BE-ja mbështet përpjekjet e OKB-së dhe do të vazhdojë të lehtësojë eksportet përmes korsive të solidaritetit të BE-së, të cilat kanë sjellë 25 miliardë tonë drithë në botë"- shkruan Borrell në rrjetin e tij social.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Wagner: Në Bakhmut vramë më shumë se 20 fëmijë! Borrell: Rusia ka bllokuar 50 anije në Detin e Zi
