PRISHTINE, 9 dhjetor/ATSH/. - Presidenti i Partive Popullore Evropiane ka përshëndetur sot qeverinë e re e kryesuar nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si kryeministër, ben te ditur KosovaPress.
Në një njoftim që ka shkuar në administratën e LDK-së, presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, thuhet të ketë thënë se e ka parë këtë zgjedhje si alternativën më të mirë për Kosovën.
Daul ka theksuar ne urimin e tij se Kryeministri Mustafa dhe partia kanë marrë përsipër këtë përgjegjësi në një kohë shumë të vështirë dhe po e bëjnë këtë me qëllim që të shërbejnë të gjithë kosovarëve dhe prioritizimin e interesit të përgjithshëm të Kosovës në vend se vetëm interesin e partisë. /a.ke/