TIRANE - Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet e 4 muaj burgim për Ermal Mrrukun 28 vjeç dhe 4 vjet burgim për ish-efektiven e policisë së burgut të Vaqarrit Klodiana Driza 28 vjeç, të akuzuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim.
Sipas Prokurorisë këta procesi në gjykatë ndaj këtyre dy personave u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndërsa janë hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”. Ata akuzohen se nëpërmjet kanosjes u kanë marrë dy personave shuma të konsiderueshme parash. Sipas hetimeve të kryera, e provuar edhe në gjykim, rezulton se kallëzuesit ishin njohur në kohë të ndryshme me të ish-efektivën Driza dhe krijonin lidhje intime.
Por, siç u provua edhe gjatë gjykimit, në momente të caktuara, të kallëzuarve u paraqitej i pandehuri tjetër, Mrruku, i cili prezantohej si bashkëshorti i Drizës dhe u kërkonte para për faktin se e kishin ofenduar duke krijuar lidhje intime me bashkëshorten e tij.
Nga gjykimi, rezultoi se të pandehurit u kanë marrë kallëzuesve, me anë të kanosjes, shuma parash që arrijnë në mijëra euro si edhe disa objekte të paluajtshme (apartamente).
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gardiania joshte "bosët", ish gardisti: Lekë ose nxjerr videot