Ikja e trishtë e Kiço Blushit. Një jetë me kujtime në rrugët dhe skenat e artit                                                             

Ikja e trishtë e Kiço Blushit. Një jetë me kujtime në rrugët dhe skenat e artit                                                             

Kiço Blushi

Vdekja e Kiço Blushit me la trishtimin e befte ndaj nje shkrimtari me ze te forte ne letrat shqipe, romancier, dramaturg, skenarist, publicist. Qysh student, ne vitin e dyte, vume ne skene dramen e tij "Çatia e te gjitheve" me Kujtim Spahivoglin, mikun e tij. Mbaj mend qe i benim provat ne nje studio-aneks mbushur plot dekore e rrangalla skene, por ja aty une e njoha Kiço Blushin, nje djalosh simpatik tek erdhi dhe po ndiqte provat tona. Pastaj ne Institutin e Larte te Arteve iu vu ne skene drama "Shkallet", po nga Kujtim Spahivogli. Me pas vijoi me drama te tjera, por u be nje skenarist nga me te miret.

Tregimet e tij, sidomos romani per masakren e Ali Pashes me vrasjen e 16 vashave te mbytura ne liqenin e Janines, ishte diçka tronditese e risuese njeherit. I fundit takim qe pata me te qe diku nga pranvera e vitit qe shkoi. U ulem te Kafja e Aleances ne Teater,  me dha nje komedi per ta lexuar, edhe une i dhashë nje liber. Kaq. Tek largohej nga une, sepse kishte nje "takim tjeter", e mbante trupin qiri te drejte, energjik, gjithe shendet, dhe kurre nuk me shkonte ne mendje se ky njeri do te shuhej befas, kaq shpejt. I qofte dheu i lehte!

Kiço Blushi (1943-2019)

Dramaturg, shkrimtar, skenarist, publicist. Lindi në Korçë, më 23 gusht. Kreu studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe nisi punë pranë Televizionit shqiptar (1966). Gati për 20 vjet (1968-1986) punoi pranë redaksisë së filmit artistik në kinostudion “Shqipëria e re”. Një kohë të gjatë ka punuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, kryeredaktor në revistën “Nëntori”, ndërsa pas viteve ’90 u përfshi edhe në politikë si deputet i Kuvendit Popullor. Ka botuar tregime, romane, drama, skenarë filmash etj. K. Blushi ka shkruar një numër të konsiderueshëm skenarësh për filma artistikë e dokumentarë, disa syresh të nderuar me çmime.

Me skenarin e filmit "Beni ecën vetë", 1975, nis rrugën e suksesit. Me idenë e bukur të njohjes së jetës qysh i vogël dhe nevojën për atmosferë sociale e solidaritet, për imagjinatë dhe fantazi “realiste” te moshat fëminore, sikurse edhe fillimit të një procesi të natyrshëm dhe organik në edukimin e tyre, përfshi humorin e këndshëm dhe vështrimin “fëminor” ndaj dukurive, e kanë bërë këtë film nga më të pëlqyeshmit në llojin e vet, fitues edhe i kupës së Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar. Pas këtij filmi shkroi dy skenarë interesantë: "Pylli i lirisë", 1976, me alegorinë e kalit të lirë në pyllin e lirë që kapet prej heroit (nënkupto njeriu i lirë) dhe rikuptimësimit të sforcuar paskëtaj në rrafshet jo vetëm simbolike, por edhe politike të luftës çlirimtare; "Tokë e përgjakur" (bashkautor me Nexhati Tafën), 1976, një triptik jete ku pozicionet shoqërore për pronën ndryshojnë nga i poseduar në posedues, nga i poshtëruar në njeri të lirë, ndonëse konceptimi vuan nga modelimet estetike të realizmit socialist me një shoqëri të ndarë gjegjësisht parimit të “luftës së klasave”, të pasur-të varfër, atdhetarë-tradhtarë, komunistë-antikomunistë.

Në vitin 1978, K. Blushi shkroi skenarin e filmit "Koncert" në vitin 1936. Filmi çmohet ndër arritjet më të mira të autorit dhe, falë një subjekti interesant me qendër koncertin vokal të këngëtares së njohur Tefta Tashko Koço, jep një tablo sarkastike plot shpoti, humor e ironi ndaj administratës kinse “perëndimore” të periudhës së monarkisë si dhe politikanëve të korruptuar. Në shtëpinë tonë, 1979, nderuar me Çmim të Veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar të Giffonit (Itali), sjell një reliev liriko-poetik me qendër dashurinë, tejkalimin e paragjykimeve dhe kuptimin e drejtë të lirisë së zgjedhjes. Filmi historik "Nëntori i Dytë" (bashkautor me Dh. Shuteriqin), 1982, përmes rrugëtimit të Ismail Qemalit nga Durrësi në Vlorë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, pasqyrohet atmosfera e kohës, vështirësitë e hasura, madhërohet akti sublim i I. Qemalit dhe i atdhetarëve shqiptarë si një akt mbarëkombëtar, duke krijuar më tutje metaforën e Lirisë si qëllim i shenjtë.

"Militanti", 1984, ishte theroria e një lideri komunist, Vasil Shanto (në film me emrin Visar Shundo), paradigma humane e komunistit dhe luftëtarit si tharmi ngjizës i tij, çka sjellë një peizazh tjetër social e politik, përtej spektrit të ngurtë të skemave, e ngjashme në shumëçka me figurën e njohur të antifashistit, që ka lëruar gjerësisht kinematografia evropiane. Te filmi "Nxënësit e klasës sime", 1984, ai cek një temë që ishte në spikamë atyre viteve: refuzimin e trysnisë sociale korruptive që vinte drejtpërdrejt nga pushteti apo nëpërmjet të tjerëve, për favore dhe rezultate të pamerituara ndaj fëmijëve, duke i dhënë hapësirë dhe mbrojtje sjelljes dhe qëndrimit të njeriut të ndershëm.

Skenarë të tjerë për filma artistikë: "Çifti i lumtur" (bashkautor skenari me Piro Milkanin dhe Bik Pepën), 1975; "Një natë pa dritë”, 1981; "Një telegram, një këngë", 1982; Gabimi, 1986 etj.Blushi ka shkruar gjithashtu mjaft skenarë për filma dokumentarë, si: "Cirku ynë", 1971, "Festa e madhe", 1972; "Arti i gdhendjes në dru", 1974; "Gjuhë qe nuk vdes", 2002 etj. Në gjininë e filmit vizatimor shkroi skenarët: "Shoferi i vogël", 1977; "Vëth në vesh", 1982 etj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive