Bushaka, Fagu e pensioni special që u mohohet prej vitesh! Papagjoni i ashpër me komisionet që lënë artistët në pritje

Saga e ‘babait’ të Çufos e kineastit Fagu, në të 80-tat ende pa pension special, kritiku: Artistët s’mund të shtrijnë dorën për një kafe, t’u jepet vendi që meritojnë

Gaqo Bushaka është në prag të 80-tave. Një nga autorët më të suksesshëm për fëmijë, që vijon krijimtarinë e tij ende sot.  I njohur si ‘babai’ i Çufos, me librat e tij janë rritur fëmijët gjatë e pas rrëzimit të diktaturës. Por, rezultatet e tij në fushën e kulturës e arteve duket se nuk janë mjaftueshëm të dallueshme për të merituar prej qeverisë një pension special. E në fakt pensioni i tij është më pak se 20 mijë lekë. Rasti i Mithat Fagut, me 110 mijë lekë të vjetra, është edhe më dramatik. Është 84-vjeç e ka mbi 3 dekada punë në ish-Kinostudio me një kontribut të vyer në filmin e animuar e atë dokumentar, si dhe ka realizuar filmin artistik “Prita”... Mban mbi shpatulla edhe historinë e largimit për 12 vjet nga ish Kinostudio. Fagu jeton në Itali, e kërkon të rikthehet po këto të ardhura për të janë të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë. Pak kohë më parë bëri apelin e tij në Report tv.

“Më vjen shumë keq për këtë përçmim që më bëhet nga Kryeministria, për figurën time, për kontributin që kam dhënë e që jam vetësakrifikuar”, tha ndër të  ai pak kohë më parë.

Njësoj si në rastin e poetit Jorgo Papingji janë dashur thirrjet mediatike, që të fitohet besueshmëria në komisionet e Ministrisë së Kulturës.  Por, siç rrëfejnë edhe vetë artistët Bushaka e Fagu, për ta hallka ku mohohet pensioni është në Këshillin e Ministrave.

“Ka spekulacion edhe një degradim të titujve të lartë që përfaqësojnë pjesën e epërme. Dhe ka njerëz që as nuk e meritojnë në raport me të tjerët që ne i njohim. I njohim ne, i njeh edhe publiku , ndaj duhen vendosur standarde të tilla që artisti të gëzojë edhe një pension të mirë. Të mos shtrijë dorën dhe të mendojë a do e paguajë dot një kafe”, thotë kritiku artit, Josif Papagjoni.

Në mungesë të një statusi për artistët, për ta ndryshe nga të moshuarit e tjerë me kontribute të veçanta si deputetët apo ushtarakët, miratimi i pensionit special nuk ka garanci. Bushaka dhe Fagu, janë vetëm dy nga rastet që prej dekadash presin që shteti të kujtojë kontributin e tyre, sa janë ende në jetë.

“Është një detyrim jo privilegj! Një detyrim që në fund të fundit përcakton edhe imazhin e qeverisë e Ministrisë së Kulturës. Çfarë imazhi kanë këta njerëz?! Si e vlerësojnë këtë çështje?! Ministria e Kulturës nuk është për të qëndruar nëpër zyra, por që ta bëjë problem këtë çështje në të gjitha instancat për tu dhënë artistëve vendin që meritojnë”, thotë Papagjoni.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet