Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, priti sot në kabinetin e tij ambasadorët kroat, pjesëmarrësit e Konferencës së tretë vjetore të ambasadorëve. Presidenti Josipoviç me këtë rast deklaroi se diplomacia kroate do të vazhdojë politikën paqësore të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, do të punojë që Kroacia të bëhet faktor i rëndësishëm i energjisë në këtë pjesë të botës dhe për të forcuar ekonominë dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët.
Josipoviç me këtë rast u shpreh se këtë vit kanë ndodhur ndryshimet dramatike strategjike kur është fjala për marrëdhëniet mes fuqive botërore, marrëdhëniet Lindje-Perëndim, duke theksuar se Kroacia në këtë kuptim është në pozitën specifike, si nga aspekti i anëtarësimit në BE, ashtu edhe nga pozita gjeopolitike.
"Ngjarjet në Ukrainë kanë ndikuar në mënyrë dramatike në marrëdhëniet ndërkombëtare, jo vetëm marrëdhëniet e fuqive të mëdha, por edhe në pozitën e kësaj pjese të botës. Sot, në Evropë, në fqinjësi të Bashkimit Evropian, bëhet luftë për stabilitet afatgjatë dhe, të shprehem në mënyrë poetike, për shpirtin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe atyre vlerave që Europa dhe ne së bashku me të i përfaqësojmë", ka deklaruar presidenti kroat.
Ai theksoi se në rrethanat e reja gjeostrategjike Kroacia është në pozitë që në periudhën e ardhshme, të bëhet "dera energjike e Evropës", dhe se me "politikën e saj aktive paqësore e cila ndjek politikën ku Evropa dhe Perëndimi, të cilës Kroacia i përket, mos t'ja përplasë derën Rusisë dhe kësaj pjese të botës, por të ndërtojë marrëdhëniet e reja partneriteti, në të cilat Kroacia do të ishte element i rëndësishëm".
Presidenti Josipoviç shtoi se Kroacia që nga viti i ardhshëm në planin e jashtëm politik do të vazhdojë me politikën e dyerve të hapura dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian duke vënë në theks rëndësinë e Kroacisë si fqinje e Ballkanit Perëndimor.
"Më së miri e kuptojmë se çfarë ndodh në këtë pjesë të botës dhe çfarë duhet të bëjmë. Ky është interesi ynë, dhe për sigurinë tonë dhe qëllimet ekonomike, të cilat deri më tani mjaft mirë i kemi realizuar në këtë pjesë të botës", u shpreh Josipoviç.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com