Josipoviç: Serbia hodhi hap rajonal
me marrëveshjen me Kosovën

ZAGREB - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka vlerësuar se Serbia me marrëveshjen me Kosovën ka treguar se në ç’drejtim do të ecë politika e saj.

“Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm rajonal; ky është hapi drejt marrëveshjes me Kosovën. Në këtë mënyrë ka treguar në ç’drejtim do të ecë politika e saj dhe aty duhet të jetë konseguente”, ka thënë presidenti kroat të hënën në një intervistë për TV Al Jazeera.

Ai ka theksuar se është “këshillë miqësore”, që rruga evropiane të jetë në interes të çdo shteti të Evropës Juglindore, sikurse edhe veprimet, të cilat në një “moment mund të shkaktojnë moskuptim, por janë veprime në rrugë të mirë".

Duke folur për zhvillimet në Kroaci në dy muajt e fundit – pas heqjes së tabelave dygjuhësore, Josipoviç tha se ato ngjarje në thelb “nuk kanë ndikuar në raportet me Serbinë”.

Josipoviç ka shtuar se "forcat ekstreme nacionaliste ndoshta janë më të zëshme dhe më të dukshme, por ato nuk i mbështet një numër i madh qytetarësh".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë