Jourdan Dunn ka nisur një karrierë të suksesshme si modele që në moshë të vogël.

Ajo ka pozuar bashkë me Cara Delevingne për fushatën Balmain, ishte në Festivalin Wireless bashkë me Nicole Scherzinger dhe tashmë ka pozuar për Next’s sister Label.

23-vjeçarja ka treguar trupin e saj elegant me fustanet verore nga linjat e veshjeve të Coast, Carvela, Steve Madden, Bertie dhe Oasis, Nike, Lipsy.

jourdan dunn

Ajo ka pozuar nga fillimi i këtij viti për linjën kozmetike Maybelline duke iu bashkuar fytyrave që kanë pozuar për të si, Christy Turlington, Adriana Lima etj.

Ajo shtë shfaqur në të gjitha veshjet “Casual” dhe me pak make-up duke treguar ëmbëlsinë dhe freskinë e saj femërore.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)