Jovanoviç: Takimi Tadiç-Thaçi, hap i mirë, por i vonua

Jovanoviç: Takimi Tadiç-Thaçi, hap i mirë, por i vonua
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet. Në këtë frymë duhet shikuar edhe takimin Tadiç-Thaçi , por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.

Sipas fjalëve të Jovanoviçit në atë mënyrë është dashur reaguar me kohë, “në verën e vitit të kaluar kur në vend të dialogut racional, është përzgjedhur rruga e bllokadave,  konfrontimeve dhe i frikës së përditshme nga përleshjet".

Jovanoviç konsideron se duhet hapur horizonte të reja politike dhe kjo është përgjegjësi e autoriteteve në Beograd e Prishtinë, por edhe e të gjithë politikanëve dhe politikave, dhe është e domosdoshme të ndryshohet politika që të mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë të ardhëm politike, ekonomike e të sigurisë dhe t’i kthehemi përmbushjes sa më të shpejt të kushteve për pranim në anëtarësinë e barabartë në BE.

Jovanoviç thotë se partia e tij “me vite të tëra ka vu në dukje politikën fatale që është zhvilluar (ndaj Kosovës) dhe ka propozuar dialog racional i cili do të mundësonte jetë normale edhe serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Mirëpo, politikanët që e kanë drejtuar Serbinë i kanë injoruar propozimet qëllimmira që ua kemi dërguar, dhe me politikën e papërgjegjshme edhe më tutje e kanë konfrontuar vendin me botën moderne”, ka cekur Jovanoviç.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin