Jozefina Topalli: Ditë historike
Kosova ka përpara sfida të reja

Jozefina Topalli: Ditë historike <br />Kosova ka përpara sfida të reja
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka mirëpritur gjithashtu vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare së pavarësisë së Kosovës, teksa e cilësoi si një ditë historike.


“Me fundin e pavarësisë së mbikëqyrur Kosova shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në historinë e saj si shtet. Kosova ka përpara vetes sfida që nuk janë të lehta, por jam e bindur se shteti i ri do të dijë t’i përballojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur shënon fundin e autoritetit ekzekutiv të rezervuar të komunitetit ndërkombëtar, por jo fundin e mbështetjes së këtij komuniteti për Kosovën. Kosova plotësisht e pavarur është një garanci më shumë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në hapat e saj të parë si shtet plotësisht i pavarur në rrugën e saj të konsolidimit dhe të integrimit në strukturat Euro-Atlantike”, lexohet në njoftimin për shtyp të Kuvendit të Shqipërisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi