Paska shkruar LB, se unë kam ndryshuar qëndrim në lidhje me djegien e mandateve, duke nxjerr nga konteksti dhe nga zhvillimet e kohës një fjali të shkëputur nga një intervistë shumë e gjatë që thotë krejt të kundërtën. Ky është mashtrim, d.m.th e vetmja gjë që LB bën dhe e konsideron si punë.

Meqë mashtron po i përgjigjem me prononcimin tim të botuar në shumë media në vitin 2019. Me këtë rast dua të falënderoj çdo demokrat që më ka shkruar në media sociale, me ËhatsApp, me messanger duke më kërkuar ndjesë për kritikat që kanë pasur ndaj meje më parë.

Unë ndihem mirë që është vërtetuar çdo fjalë e qëndrim që kam mbajtur ndaj njeriut që ka marre peng PD per interesat e tij personale. Një qeveri mund të rrezohet me sjellje ekstremiste, (këtë e di çdokush), por kjo nuk ka lidhje me demokracinë dhe demokratet. Një demokrat nuk djeg as shkolla as mandate.

Nje autokrat djeg mandate edhe për kolltukun e tij, edhe si gjobëvenie, edhe për të destabilizuar vendin, edhe për të mbyllur dosje të parave të padeklaruara.…

Tani po përsëris dhe një here. Vendimi për djegien e mandateve është marre kur sapo grupi i PD ishte kthyer në Kuvend pas një bojkoti disa mujor pa arritur asgjë. Ai moment koincidon me hapjen e dosjes në prokurori kundra LB që akuzohej për lobingun rus. Kjo është e vërteta.

Kam përsëritur vazhdimisht se Edi Rama do ishte rrezuar që në 2017, po të mos ishte shitur opozita për 16 milion euro të pallatit të Vlorës të LB. Konkretisht LB i dhuroi mandatin e tyre për paratë e veta.

Kjo është e vërteta. Kam përsëritur se bojkoti bojkoti i zgjedhjeve ishte vendimi me i zi. Kjo është e vërteta. Kam përsëritur vazhdimisht se dhurimi i bashkive të djathta tek Edi Rama i ka dhuruar njëkohësisht atij mandatin e trete.

Kjo është e vërteta. Pa larguar Lulzim Bashën nuk ik Edi Rama. Kjo është e vërteta. Kam thëne se këta janë vendime të lb dhe të askujt tjetër. Pak me besonin. Por kjo është e vërteta. Kam nisur lëvizjen me tezen se ata janë të gjithë bashke. Dhe kjo është e vërteta.

Njeriu që qesh me varfërinë e mjerimin e qytetareve të vendit të tij është për refuzuar e për t’u përçmuar. Edhe dite që dekretohet qeveria e tretë e Rames, lb gjen për të me sulmuar mua dhe jo Ramën. Basha ik! Ps: Tani vazhdo me komentet e shpifjet që organizon nga zyrat e kunatit. Forca!