Jozefina Topalli, takim
me kongresmenin Peters

Jozefina Topalli, takim<br />me kongresmenin Peters
Jozefina Topalli priti në një takim kongresmenin Gary Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë shqiptare”, tha Topalli gjatë takimit. Duke i uruar zotit Peters mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, për kombin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët.

Kongresmeni Peters theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë tw mbështesin Shqipërinë.

Në takim u fol edhe për marrëdhëniet në fushën ekonomike. “Doktrina jonë ekonomike, me reduktimin e taksave, investimet në infrastrukturë, me dixhitalizimin e procedurave dhe privatizimet, rezultoi një doktrinë e suksesshëm e cila bëri që Shqipëria të mos kalojë në recesion, pavarësisht krizës serioze ekonomike globale”, tha Topalli.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend