Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla replikoi me deputeten demoktate, Jozefina Topalli teksa po fliste për kreun e PD, Sali Berisha.

Balla i tha Topallit që të mos i dilte në mbrojtje Berishës, a thua se i dhimbsej shpirti për të. Balla shtoi se Topalli ishte kundër Berishës në 2021, kur krijoi një parti të vetën.

"Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut. Këtë pjesën ma kurse pak. Unë di shumë gjëra, si i ndani llogarinë. Ti na dole huq fare, se kujtova se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Historia në këto 20 vjet në parlament, këto rikthimet si puna jote, Ulsiu ka një shprehje, si kthimi pas asaj. Sali, laj gojën sa herë flet për PS. PS ta ka dhënë përgjigjen, do ta japë edhe në 2029. Çohu na sqaro vendimin e djeshëm, a do vini në komisionin e posaçëm apo jo", theksoi ai.

Deputetja iu përgjigj duke thënë se asokohe në PD ishte në krye Lulzim Basha, për të cilin akuzoi se Balla i kontrollonte çdo lëvizje. 


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Kuvend/ PD: S’e kemi bojkotuar Territorialen! PS afat deri në mbrëmje: Nëse nuk vini, zhbëjmë barazinë! Debate për Ballukun, opozita bllokon foltoren sapo futet Berisha