Ju është kthyer djersa në një
problem, ja si ta eleminoni

Ju është kthyer djersa në një<br />problem, ja si ta eleminoni
TIRANE - Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Burimet citojnë se shumë njerëz djersiten edhe për shkak të stresit. Secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës. Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, Civitas rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale:

Veshja: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.
Deodoranti: Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.

Tharja: Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.

Ushqimet: Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kumbaro inspektim në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Kumbaro inspektim në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike